7 miliardë lekë për rojet e plazheve fundosen në det, qytetarët në rrezik

236
Sigal

Përgatiti: Biora Vojka

“Privatizimi i plazheve ka lënë në mëshirë të fatit kontrollin. Roja Bregdetare, mungon. Pavarësisht se flitet se u shpenzuan 7 miliardë lekë për trajnimin e ‘Bayëatch’. Ministria e Turizmit dhuron parcela plazhi pa respektuar detyrim ligjor për praninë e vrojtuesve në plazhe që në fazën e parë të aplikimit”

 

Privatizimi i plazheve ka lënë në mëshirë të fatit kontrollin. Zona të tëra në det mbeten në bosh. Roja Bregdetare, mungon. Pavarësisht se flitet se u shpenzuan 7 miliardë lekë për trajnimin e ‘Bayëatch’ jetët e turistëve vijojnë të humbin. Në vitin 2022 u dhanë 2900 leje, për vetëm 1200 vrojtues të licensuar. Në atë zonë mbetet fakti se ka mungesë të rojeve bregdetare e nëse nuk merren masa rrezikon që tragjedi të tilla të përsëriten. Urojmë që pas dështimeve të vazhdueshme , Minstria e Turizmit të marrë masa konkrete dhe jo propagandë , siç po faktojnë tragjeditë.

Babëzia “ngel në klasë” detyrimin ligjor

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit , Mirela Kumbaro nisi ndarjen e plazhit si një model përfitimi duke përcaktuar parcelat, që do të ‘përfitonte’ secili biznes në mënyrë që të mund të kishin sa më shumë privilegje oligarkët pranë qeverisë. Por babëzia për të marrë sa më shumë, po anashkalon dhe ligjin. Pasi prania e vrojtuesve në plazhe është detyrim ligjor. Që në fazën e parë të aplikimit, njësitë e vetëqeverisjes kanë si kërkesë parësore për aplikantët që së bashku me dokumentet e tjera, të dorëzojnë një vetëdeklarim se janë njohur me përgjegjësitë që kanë gjatë ushtrimit të aktivitetit, përfshirë dhe garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve me vrojtues plazhi. Në fazën e përzgjedhjes, subjektet detyrohen me ligj të paraqesin një marrëveshje paraprake me vrojtuesit e plazhit .

Ngjarja

Në plazhin Vilë-Boshtovë, Kavajë u regjistrua një ngjarje tragjike. Babai 50 vjeç Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç humbën jetën si pasojë e rrymave detare. Anëtarët e familjes Halilaj kanë qenë duke notuar, kur një nga djemtë e vegjël ka rrezikuar dhe për ta shpëtuar janë vënë në ndihmë babai dhe vëllai i të miturit. Për shkak të rrymës, të tre pjesëtarët e familjes janë mbytur dhe kanë humbur jetën.

Dëshmitë

Ndërkohë mësohet se plazhi në fjalë nuk ka roje bregdetare që të ndalojnë pushuesit kur deti është i trazuar dhe me dallgë. Dëshmitarët, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë deklaruar për mediat se ambulanca ka shkuar 1 orë e gjysmë me vonesë. Dëshmitarët rrëfejnë se i nxorri një person me kajak. Tre të mbyturit në plazhin Vilë-Boshtovë u nxorrën nga deti me kajak, nga një person që punon në plazh. Mësohet se personi me kajak ka nxjerrë fillimisht fëmijët e pastaj babanë.

Kullat e vrojtimit bosh në Shëngjin, rasti i tretë brenda javës që rrezikon jetën

Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit. Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën në zonën e Kune Vainit. 40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë. Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit. Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq në pikat e vrojtimit, ajo çfarë vihet re janë kullat bosh.