62-vjeçari nuk “zë mend”, kundërshton vendimin e gjykatës, dhunon dhe kanos bashkëshorten e tij

139
Sigal

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ai  e ka dhunuar dhe kanosur atë me mjet prerës, në sy të familjarëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Veproi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së pajisur me urdhër mbrojtjeje, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve. Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.