59-vjeçari pranon vrasjen e dy motrave në Tiranë / Shfaqet i qetë në gjykatë, jepet masa e sigurisë

215
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e krimit të dyfishtë, që tronditi Tiranën, mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Përparim Ademin (Tela).“Arrest me burg” është masa e sigurisë që ka caktuar Gjykata e Tiranës për autorin e krimit të dyfishtë që tronditi Tiranën në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Është fjala për shtetasin Përparim Ademi.

59-vjeçari ka pranuar në gjykatë vrasjen e dy motrave, Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, por nuk ka dhënë detaje për krimin.

Ademi shfaqet i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese vendosi për të masën e masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krimi i dyfishtë ndodhi në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjitha ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.