49 kg kokainë nga Ekuadori, SPAK kërkon pushimin e hetimit për çështjen e Selim Çekajt

92
Sigal

SPAK kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, qe u gjet në një kontenier bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij.

Ndërkohë SPAK vijon hetimin për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës. Pas arrestimit në prill 2021 Selim Çekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua.