“48 orë afat për justifikimin e pasurisë”, në ‘rrjetën’ e OFL miku i Shullazit dhe Orges Jahelezi

579
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka goditur sërish sot dy eksponent të krimi të organizuar në vend. Për 48 orë, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjani do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL.

Pajtim Serjani është një emër mjaft i njohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë dënuar për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu.

Po kështu u plagos më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani. Në vitin 2017 u lirua nga burgu.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;

– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja,

grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të.