420 milionë lekë, për të fluturuar 6 muaj me avion

521
Ministrat e “Rilindjes”, në programin e tyre qeverisës si në opozitë, por edhe pasi u mandatuan si të tillë, deklaruan se do të jenë shtetarë “me këmbë në tokë”. Faktikisht ka ndodhur e kundërta, mbasi ministrat e “Rilindjes” dhe krejt shtetarët shqiptarë, në këto 20 muaj në poste, kanë qëndruar më tepër në… ajër, se në tokë! E kemi fjalën për udhëtimet e tyre jashtë shtetit. Në 20 muaj ministrat shqiptarë, madje edhe drejtorët në varësi të tyre e po kështu prefektë, kryetarë këshillash qarku, kryetarë bashkie e komunash e deputetë, në më të shumtën e ditëve kanë qenë “udhëtarë të qiellit”, duke fluturuar nga një shtet në tjetrin. Natyrisht që kanë “fluturuar” me financat e shtetit, me taksat e shqiptarëve. Nuk ka asnjë shtetar shqiptarë të nivelit të lartë e të mesëm, që të mos ketë fluturuar me avion, në udhëtime që në 60% të rasteve i sajojnë qëllimisht për qejfet dhe interesat e tyre. Gazeta “Telegraf” investigoi realitetin e udhëtimeve të shumta të bëra jashtë shtetit, sidomos prej ministrave e deputetëve dhe konstatoi një skandal të rëndë. Me udhëtimet (gjoja) zyrtare jashtë Shqipërisë, po vazhdohet të bëhet një batërdi financiare me buxhetin e shtetit. Madje, në 40% të rasteve, në listat e delegacioneve të shtetarëve, futen edhe familjarë të tyre, shokë, ortakë biznesi, sekretare, shoferë, buodigardë, shokë e shoqe të bashkëshortëve. Sot gazeta “Telegraf”, po publikon me fakte e faksimile zyrtare, një rast tipik të qëndrimit në… ajër të një ministri tipik “bredharak”, i mësuar prej jetës si emigrantë dhe OJF-sh fiktive më të cilat “prodhonte” fonde fiktive. E kemi fjalën për shtetarin “fluturues”, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili për nga koha e fluturimeve me avion nga një shtet në tjetrin, ua kalon edhe… zogjve! Ky ministër, ka tashmë një rekord shtetëror, lidhur me shpenzimet dhe numrin e udhëtimeve që vazhdon e bënë jashtë shtetit. Këto “fluturime” në ajër, në 45% të rasteve janë udhëtime që nuk kanë as agjendë, as tematikë, as kontakte për veprimtari diplomatike, por private. Fakti është ky: Ministria i Jashtme, ka shpallur një tender për bileta udhëtimesh me avion në shtete të ndryshme. Sipas njoftimit publik në “Fletore Zyrtare”, Ministri Bushati ka akorduar nga buxheti i shtetit 350 milionë lekë pa taksën 20% TVSH, vlerë e cila me gjithë taksën 20% TVSH shkon në 420 milionë lekë bileta avioni. Kjo vlerë financiare biletash do të shpenzohet vetëm për 6 muaj “”udhëtime”. Pra, në 6 muaj, Ministri Bushati, së bashku me ata që fut në listat e delegacioneve, për periudhën 1 korrik-31 dhjetor 2015, do të shpenzoj 420 milionë lekë bileta avioni, ose 39 banesa sociale. Saktësojmë që kjo vlerë është vetëm për pagesat e biletave të avionëve, pa llogaritur shpenzimet e ushqimit, të hoteleve etj. Njoftimi thotë kështu: Autoriteti Kontraktor Ministria e Punëve të Jashtme, kërkon blerje bileta udhëtimi për transport ajror (avion), me fond limit pa TVSH në vlerën 35. 000.000, me financim nga buxheti i shtetit, për periudhën 1 korrik-31.12.2015. sipas llogarive të bëra nga gazeta “Telegraf” referuar linjave ajrore si kohë fluturimi, si gjatësi linje dhe çmim, rezulton se Ministri Bushati “fluturon” dhe qëndron në ajër 153 orë në muaj pa u ulur në tokë, ndërkohë që zogjtë shtegtarë fluturojnë në ajër 109 orë në muaj, ndërsa zogjtë e zakonshëm, ose harabelat qëndrojnë në ajër vetëm 76 orë në muaj!
Ja sa bileta avioni harxhojnë shtetarët në 6 vit 
Kryeministri: 590 milionë euro
Zv/Kryeministri: 307 milionë lekë
Ministri i Financave: 226 milionë lekë
Ministri i Brendshëm: 209 milionë lekë 
Ministri i Mbrojtjes: 156 milionë lekë
Ministri e Jashtme: 420 milionë lekë
Ministri i Integrimit: 287 milionë lekë 
Ministria e Drejtësisë: 82 milionë lekë
Ministri i Ekonomisë: 94 milionë lekë
Ministri i Energjisë: 171 milionë lekë
Ministri i Transportit: 210 milionë lekë
Ministri i Zhvillimit Urban: 202 milionë lekë
Ministri i Bujqësisë: 91 milionë lekë
Ministri i Shëndetësisë: 198 milionë lekë
Ministri e Arsimit: 101 milionë lekë
Ministri i Punës: 142 milionë lekë
Ministri i Kulturës: 210 milionë lekë
Ministri i Mjedisit: 95 milionë lekë
Ministri për Parlamentin: 110 milionë lekë
Ministri për Administratën: 208 milionë lekë
Ministri i Pushteti Vendor: 110 milionë lekë
Sigal