Britania kërkon specialistë nga vendet jashtë BE-së

936
Sigal

Britania e Madhe kërkon punëtorë, lehtësohen procedurat

Qeverinë e kryeministres Theresa May do të lehtësojë dhe vizat dhe kontratat e punësimit për profesione nga vendet jo BE-së

Duket se kriza për specialistë në sektorë, si shëndetësia, inxhinieria dhe teknologjia e informacionit e kanë detyruar qeverinë e kryeministres britanike Theresa May të lehtësojë dhe vizat dhe kontratat e punësimit për këto profesione nga specialist nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra. Ministria e Brendshme edhe jo e Emigracionit Home Office, do të njoftojnë të premten se mjekët dhe infermierët dhe profesionet e mësipërme, do të përjashtohen nga kuotat e paracaktuara edhe kur ato arrijnë maksimumin në shifrën e afro 21 mijë vetëve. Britania ka nevojë të madhe për mjek, sidomos për pediatër, kardiologë dhe neurologë, si dhe infermierë. Po ashtu nevoja të mëdha dhe vende të lira pune ka për specialist të teknologjisë së informacionit, inxhinierë dhe mësues. Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermierë dhe afro 10 mijë për mjekë. Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, NHS, ndihen të lehtësuar. Sakaq në Shërbimin Shëndetësor Britanik ka një rritje progresive të mjekëve dhe infermierëve të ardhur kohët e fundit nga Shqipëria. Kjo lëvizje e fundit e kryeministres Theresa May, duket se flet për një drejtim të ri të politikes britanike të emigracionit në periudhën post-brexit.