42-vjeçarja shkon për të blerë në dyqan, ja çfarë i bën djali i pronarit

594
Një 42-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici se ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Zef Jubani”, në kryeqytet.
Burime nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet B.M., ishte futur në një dyqan dhe aty i kanë vjedhur portofolin. Fill pas kallëzimit të zonjës, policia nisi hetimet, ndërsa rezultoi se autori i vjedhjes ka qenë djali i pronarit të dyqanit, 14-vjeçari me iniciale F.D., i cili është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur F.D, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zef Jubani”, në dyqanin që administron, i ka vjedhur portofolin me një shumë lekësh shtetases B.M, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 1
Sigal