4 shtetas të rinj betohen për shtetësinë shqiptare

76
Sigal

4 qytetarë kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë tashmë pjesë e asaj që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si “skuadra shqiptare”.

Në ceremoninë e betimit, kreu i Bashkisë theksoi se ky është momenti më i mirë, për t’iu bashkuar një skuadre, e cila ka si mision të përbashkët të çojë përpara Tiranën dhe Shqipërinë.

“Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”.

Sipas kreut të Bashkisë, numri i vizitorëve të huaj në Tiranë ka bërë që të dyfishohet popullsia e saj pasi minimalisht në kryeyqteti vinë rreth 1 milion turistë në muaj.