31-vjetori i themelimit të PD-së në Lezhë, Berisha: Nderim themeluesve dhe gjithë demokratëve lezhjanë

219
Sigal

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur se sot do të festohet 31-vjetori i themelimit të PD-së së Lezhës, ndërsa ka ftuar të gjithë përkrahësit e tij që të marrin pjesë në këtë takim që pritet të nisë në orën 11:00.

“Sot, në ora 11:00 festojmë 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Lezhë.

Nderim themeluesve dhe të gjithë demokrateve e demokratëve të Lezhës!” shkruan Berisha.

Ndërkohë nesër, ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të jetë në një takim me demokratët e Shkodrës, të cilët i ftoi të jenë të pranishëm në këtë takim, në kohën kur po prononcohej për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për rreth tre orë për protestën e thirrur prej tij në 8 janar te selia e Partisë Demokratike.