30-vjeçari tenton të vetëdigjet para kryeministrisë. Policia ndërhyn dhe e shpëton

326
Sigal

Një 30- vjeçari ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Raportohet se Policia ndërhyri menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.

Mësohet se personi që tentoi vetvrasjen ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe lyeu trupin me lëndë djegëse. Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 30- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.