3 arsye për të mos i bërë kokoshkat në mikrovalë!

Dr. Amy Lee, nutricioniste, thotë konsumi i kokoshkave që bëhen në mikrovalë vjen me disa rreziqe.

Së pari, qesja është e veshur me kimikate.

Sigal

E keni pyetur ndonjëherë veten si qëndron gjithë ai gjalp brenda një qeseje pa rrjedhur? Njihuni me PFA, një klasë kimikatesh sintetike që përdoren zakonisht në paketimin e ushqimit.

Prodhuesit e kokoshkave lyejnë pjesën e brendshme të qeseve me PFA për të parandaluar rrjedhjen e aromës artificiale të gjalpit.

Së dyti, këto lloj kokoshkash përmbajnë shumë yndyrna të ngopura.

Edhe nëse i injoroni të gjitha kimikatet e dëmshme në paketim, nuk mund ta shmangni faktin se shumica e kokoshkave me mikrovalë janë të ngarkuara me yndyrna të ngopura si vaji i palmës. Disa marka të njohura përmbajnë deri në 4 gram yndyrë të ngopur në një pako të vetme. Kjo sasi është vetëm 20% e sasisë së rekomanduar ditore.

Së treti, është po aq e thjeshtë t’i bëni vetë.

Ju mund t’i shmangni kimikatet e tepërta dhe të kontrolloni sasinë e yndyrës, duke zgjedhur t’i bëni vetë kokoshkat.

Gjithçka që ju nevojitet është një tigan me kapak, pak vaj vegjetal dhe misra.