Çmimet e lira të “Kastrati Group” kthejnë Aeroportin e Rinasit në qendrën më të madhe të lëvizjes së qytetarëve
Viti 2025 ka vijuar të ketë fluks të lartë pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës edhe pas festave të fundivitit.Gjatë ditëve të para të janarit janë shënuar mbi 135,000 pasagjerë, ku vetëm më 3 janar kanë fluturuar mbi 31 000 pasagjerë, duke shënuar një rekord që në ditët e para të vitit.
Viti 2025 ka vijuar të ketë fluks të lartë pasagjerësh nëAeroportin Ndërkombëtar të Tiranës edhe pas festave tëfundivitit.
Gjatë ditëve të para të janarit janë shënuar mbi 135,000 pasagjerë, ku vetëm më 3 janar kanë fluturuar mbi 31 000 pasagjerë, duke shënuar një rekord që në ditët e para të vitit.
Ndërsa për vitin 2024 janë numëruar mbi 10 milionëpasagjerë dhe mbi 780 mijë fluturime në total, ku vetëm nëdhjetor janë procesuar 700 mijë pasagjerë dhe 4500 fluturime.

“Po përgatitemi për një vit të ri të ngarkuar. Plani ynë për2025 është të arrijmë 12 milionë pasagjerë, pra të vazhdojmërritjen, por këtë vit pak më ngadalë, pasi duhet të përfundojmëtë gjitha punimet që kemi nisur në 2024: zgjerimin e terminalit, zgjatjen e pistës, përgatitjen për fluturime edhe mëtë gjata, drejt Amerikës së Veriut. Siç e shohim nga ditë e para të janarit, mund të themi që aeroporti është gjithmonë plot. Më shumë se 700,000 persona udhëtuan vetëm gjatë dhjetorittë vitit kaluar. Viti që lamë pas ishte një vit i suksesshëm përTIA, dhe për këtë dua të falenderoj stafin, sepse po bëjnë njëpunë të shkëlqyer” tha Pier Vittorio Farabbi, Drejtori Operacional i TIA-s.
Kapaciteti i TIA-s për të ruajtur funksionimin normal edhe gjatë periudhave me trafik të lartë është rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve të rëndësishme të Kastrati Group në infrastrukturë, teknologji, shtimin e stafit dhe trajnimit të tyre gjatë viteve të fundit.

Suksesi i operacioneve të TIA-s është rezultat i një planifikimitë kujdesshëm dhe një angazhimi për përmirësim tëvazhdueshëm. Aeroporti punoi ngushtë me partnerët e linjaveajrore, shërbimet tokësore dhe palët e tjera për të siguruar qëtë gjitha aspektet e përvojës së udhëtimit.
Disa nga iniciativat e ndërmarra për përballimin e rritjessë numrit të pasagjerëve janë digjitalizimi i shërbimeve, pikate vetëshërbimit ku pasagjerët mund të tërheqin në mënyrë tëpavarur kartat e imbarkimit, eGates për leximin e pasaporave, të vlefshme per 17 shtete ne mbërritje dhe 12 shtete në nisje.
Ndërsa numri i pasagjerëve vazhdon të rritet, aeroporti mbeteti përkushtuar ndaj përmirësimit për të zgjeruar shërbimet dhepër të përqafuar teknologjitë e reja në mënyrë që çdo pasagjertë ketë një përvojë të shkëlqyer.
Kapaciteti i TIA-s për të ruajtur funksionimin normal edhegjatë periudhave me trafik të lartë është rezultat idrejtpërdrejtë i investimeve të rëndësishme të Kastrati Group në infrastrukturë, teknologji, shtimin e stafit dhe trajnimit tëtyre gjatë viteve të fundit.




















