20 mijë dollarë për “ëndrëën amerikane”! Policia italiane shkatërron bandën e shqiptarëve

593
Policia italiane ka finalizuar një operacion që ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande italo-shqiptare e cila ishte “specializuar” në dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, Kanada apo Britaninë e Madhe.
Media italiane sqaron e baza e grupit kriminal ishte në Peruxhia, dhe drejtuesi i bandës ishte një shqiptar që arrinte të siguronte pasaportat, përgjithësisht të vjedhura ose të falsifikuara. 3 janë personat e vënë në pranga, konkretisht shtetasit me inicialet P.P, 37 vjeç (shqiptar) dhe dy italianë 47 e 44 vjeçar.
Grupi kishte dhe një bazë logjistike në Shqipëri, ku “korreshin” personat që kërkonin të largoheshin si emigrantë të paligjshëm.
Fillimisht ata që kërkonin “ëndrrën amerikane” duhej të paguanin 10 mijë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e pagesës bëhej kur emigrantët arrinin në vendndodhje.
Falë bashkëpunimi dhe me politikë amerikane, u ndaluan 36 shqiptarë që kishin mundut të hynin në territorin amerikan.
Sigal