18 raste në 24 orë, si është gjendja në dy spitalet COVID. Ja sa pacientë janë në terapi intensive

326
Sigal

Numri i rasteve me koronavirus në vend është shtuar sot me 18 persona të konfirmuar pozitivë, gjendja në dy spitalet COVID për fat duket e qëndrueshme.

“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve katër janë në terapi intensive”,- shpjegoi Ministria e Shëndetësisë.

Sa i përket shtimit të madh të rasteve, ministria theksoi se “këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën.

Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.