14-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Begaj: Krenar që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë

117
Sigal

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Begaj në ‘Facebook’ shkruan se vendi ynë është krenar që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe të suksesshme në botë.

Sakaq thekson se Shqipëria si pjesë e kësaj aleance kontribuon për page dhe sigurinë në botë.

Postimi i plotë:

14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!