11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, bie për të dytën ditë numri i të prekurve

323
Sigal

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 11 nga 197 që ishte dje. Kjo është dita e dytë që numri i të prekurve ka rënë. Ditën e djeshme u raportuan 12 të prekur, ndërsa sot 11 të prekur të rinj nga 28 të prekur që ishte dy ditë më parë. Nëse numri i të prekurve qendron në këto shifra ose ulet në vijim, do të thotë se kurba po ulet në Shqipëri.

Ndërkohë, gjatë 12 orëvë të fundit kanë ndërruar jetë, një 72 vjeçare nga Vlora dhe një burrë 67 vjeçar nga Tirana.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora”