11 Arsye për të mos pranuar në Vlorë TECet me naftë të rëndë ardhur nga Bangladeshi

127
Sigal

1. Nga djegja e 600 ton naftë të rëndë në ditë krijohet një zonë me reze 5 km e pabanueshme për arsye të emetimit të gazrave helmuese shumëfish të normave të standartit të BEsë, dhe keqësim të jetesës në një reze deri 50 km.

2. Nga ftohja e motorve me ujë deti dhe shkarkimet e ujit të nxehur rriten temperaturat në det me 14.5 grade celcjus.

3. Turizmi nga Plazhi i vjetër deri në Zvernec del jashtë funksionit

4. Dëmtohet rëndë fauna dhe flora tek Laguna e Nartës, si dhe do largohen zogjtë shtegtarë

5. Prodhimet bujqësore, sidomos perimet gjethore qe kultivohen ne fshatrat përreth do jenë të pa konsumueshme.

6. Vaji i ullirit në do marri aromën e naftës dhe do bjerë cilësia

7. Do të rriten ndjeshëm në Vlorë sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare dhe do rritet predispozicioni për sëmundje të pashërueshme.

8. Imazhi i Vlorës si qytet turistik do të zëvendësoht me imazhin e një qyteti nafte.

9. Kosto për funksionimin e TECeve me naftë të rëndë ardhur nga Bangladeshi, prej 700 milion EUR është disa herë më e madhe se instalimi i të njëjtit kapacitet nga burime të energjisë së rinovueshme.

10.Pranimi i këtyre TECeve është fillimi i instalimit të një industrie nafte, me TECe të tjerë, terminale, depozita etj, qe ndryshon përfundimisht AND të Gjirit të Vlorës në një gji nafte.

11.  Keto TECe do rrisin 13 % emetimet e CO2 ne atmosfere, nderkohe qe Shqiperia ka detyrim nga Konferenca e Parisit per reduktim 11.5% te CO2 deri në vitin 2030.