100 doza kanabisi në shtëpi, arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

381
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, me inicialet, K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, u gjetën dhe sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike të tipit “kanabis” të përgatitura gati për shitje.

Gjithashtu forcat blu theksojnë se edhe dy shtetas të tjerë janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë /Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 2 shtetas.

Arrestohen në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:

• K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.