1 mln euro false, kërkohen 27 vite burg për 2 kamerunasit dhe zviceranen

Kamerunasit Jose Ngankam dhe Zindine Nkeh bashkë me zviceranen Jenifer Chollet rrezikojnë nga 9 vite burg.

Në pretencën e saj prokuroria i kërkoi gjykatës që ata të shpallen fajtor për ‘falsifikim të monedhave’.

Sigal

Afrikanët me banim në Francë u arrestuan në fillim të shkurtit, i pari, Jose Ngankam me 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara i cili për të mbërritur në Tiranë kishte ndjekur itinerarin Lion-Stamboll-Rinas.

Operacioni ‘lastra’ zbuloi se pika e kontaktit të tyre në Tiranë ishte shtetasja zvicerane.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.