
Koronavirusi ende nuk po ndalet. Pandemia globale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin.
Gati një e treta e popullsisë së botës po jeton nën kufizime tejet të rrepta për të shmangur prekjen nga koronavirusi. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi.
Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 3600 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë në SHBA për t’i ardhur në ndihmë vendit, Senati kaloi një paketë ndihme ekonomike prej 2 trilionë dollarësh, pasi dhe nuk do të mblidhet më deri në 20 prill.
New Yorku është epiqendra e shpërthimit të vendit, me raste shumëfishohen çdo ditë.
Ndërkohë edhe në Ballkan, situata nuk është më e mirë. Greqia ka shënuar 821 dhe vetëm 22 të vdekur, ndërsa Serbia 384 dhe 6 të vdekur. Nga tjetër ka 177 persona të infektuar, ndërsa Shqipëria ka 146 infektuar dhe 6 të vdekur.