Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën, ku një grua e re në muajin e 34 të shtatzënisë mbeti e vrarë me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mediat në Kosovë raportojnë se viktimë mbeti Jetlira Bytyqi, ndërsa si autor i ngjarjes sipas autoriteteve të Kosovës dyshohet burri i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeç.
Sipas të dhënave fillestare të Prokurorisë, gruaja, bashkëshortja e të dyshuarit, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
Për rastin është ngritur akuza per veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.





















