Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore është pasojë e drejtpërdrejtë e braktisjes së fermerëve, mungesës së subvencioneve dhe dështimit të politikave në bujqësi.
Sipas të dhënave të INSTAT, vezët janë shtrenjtuar me 8.5%, frutat me 5.3%, agrumet me 6.4%, ullinjtë me 6.3%, vera me 5.8% dhe vaji i ullirit me 4.1%.
Në një vend me tokë pjellore dhe traditë bujqësore, qytetarët paguajnë çdo ditë më shumë për ushqimet bazë, ndërsa fermerët po falimentojnë dhe fshatrat po zbrazen. Kur vritet bujqësia, shtrenjtohet jeta. Kur braktiset fermeri, varfërohet familja shqiptare. Kjo është fatura që po paguajnë shqiptarët për politikat e kësaj qeverie.






















