Elisa Spiropali: Algoritmet, haluçinacionet, fletë-rrufetë…s’më frigojnë

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ka reaguar pas sulmeve të ditëve të fundit në rrjetet sociale, të dirigjuara nga Rama, i cili e sulmoi vetë në mbledhjen e zgjeruar me deputetët dhe ministrat për shkak të qëndrimeve të saj kundër qëndrimeve politike të kryeministrit.Spiropali ka thumbuar Ramën dhe ushtrinë e tij të patronazhistëve përmes një postimi në FaceBook, ku ka publikuar një mesazh me tone ironike dhe një poezi të poetes së njohur Anna Ahmatova.Më tej, ajo kujtoi përvjetorin e lindjes së poetes Ahmatova, duke ndarë me ndjekësit poezinë e saj, e cila flet për forcën përballë sulmeve dhe vështirësive.Pa përmendur emra konkretë, ish-ministrja le të kuptohet se i konsideron këto sulme si të nxitura dhe të mbështetura nga mekanizma të organizuar të komunikimit politik.Përmes vargjeve të Ahmatovës, Spiropali le të kuptohet se kritikat dhe sulmet nuk e kanë dobësuar, por përkundrazi e kanë forcuar, duke i krahasuar ato me “gurët” mbi të cilët ndërtohet një kullë e fortë dhe e qëndrueshme.

Postimi i Spiropalit:Mirëmëngjes. Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua. Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.Ndërtuesit e saj falënderoj,Paçka se e ndërtuan me nxitim.Prej saj më shpejt agimin e shijojDhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.Dhe në dritaren time ditë për ditë,Fryn erë deti, më flladit.Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,E në mos mund të shkruaj më diçka,Një ditë të perëndishme krahëlehtë,Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

NOA