Ahmet Demaj: 106 vjetorin e Luftës së Vlorës dhe Lepenica

Pa më thuaj cili je, kë ke prind kë ke Atdhe?

  (Me këtë motiv u nisëm në Lepenicë për 106 vjetorin e Luftës së Vlorës)

NOA

Nga praktika e punës për festimin të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës  gjetëm përvoja pune që dhanë efekt tek njerëzit që na ndjekin në veprimtaritë tona. Ishte vendimtare “Ta kujtojmë historinë atje ku ka ndodh”. Kjo bëri që ne të shkonim në Barçalla Dukat, në Mesaplik, në Gurra Smokthinë, në Beun, Vajzë, në Mallkeq te Selim Mallkeqi, në Kotë, në Gjormë, në Drashovicë, në Qafë të Topit, por nuk na u krijua mundësia të vinim këtu në Krivovë të Lepenicës. Faleminderit  grupit nismëtar: Mihal Selimaj, Begë Bega, Ahmet Canaj të cilët jo vetëm qenë përkrahës, por u bënë edhe zbatues të kësaj nisme.

= Çfarë është Krivova?

= Është fillimi i fillimit të organizimit për Luftën e Vlorës. Meritë  e tërë krerëve të Labërisë që morën pjesë në Kongresin e Lushnjës 22 – 30 Janar 1920. Në emër të Labërisë e votuan qeverinë edhe shtruan kërkesas para saj, deri sa Sulejman Delvina pa u mbushur një muaj qeverisje në Tiranë, mori rrugën 27 – 28 shkurt të gjëndet në Lepenicë.

= Nga udhëtoi? Që nga Cakrani e deri në Lepenicë ndoqi atë itenerar i shqëruar nga miqtë dhe mbështetësit e tij që do ti referojnë shokë të tjerë.

= Pse në Lepenicë, veç miqësisë me Ahmet Lepenicën, ishte mes vendi, ranë dakort me gjithë krerët, ishte terren i sigurt, unë si nip them që ju lepeniciotët ini dhe shumë mikpritës:

Strajen bukë, shtëpi senjurin,

Dyshek tokën, jastëk gurin.

Janë dy vargje që i ndrituri Prof. Rexhep Qose shkëputi nga Lahuta e Malcisë për të treguar mikpritjen e shqiptarit edhe në kohën më të keqe.

= Çfarë u tha? Ç’farë vendimesh u morën? Ç’farë ka portokolli? Cila është kronollogjia, le ti përmendin ata që kan lexuar libra arshiva apo kanë kujtime të përcjella nga brezi në brez. Kam dëshirë të flitet me dokumente e jo me dëshira që përfundojnë në humor.

= Mbas Lepenicës vjen Barçallaja, 19 maj me 200 – 300 burra ku zgjedhin një këshill të organizimit, mobilizim të çetave të çdo fshati e krahine. 2 qershor nga Jugu dhe Lindja mblidhen në Gurra, (ku kemi gati një pllakë përkujtimore ta vendosim si përjetësim dhe 3, 4, 5 qershor në Beun (Bashkia Selenicë ka planifikuar përsëri vendosjen e një pllake në vendin nga u nis Ultimatumi dhe u zgjodhën organet e Luftës.

=Kontributi i Lepenicës nga nderimi i kësaj Krivove dhe – komandantin e luftës së 1920, 60 luftëtarë me armë dhe organizim ushtarak dhe 3 dëshmorë: Sheme Jazon, Adem Islamin, Meçan Isain dhe mjaftë të plagosur në Gjormë, Llogara apo Sherishta.

= Ka momente historike që do i trajtojnë të tjerët.

Unë shpreh bindjen time se tradita e kësaj Lufte të 1920, vlejti më vonë në atë Nacional –Çlirimtare. Sepse, është Lumi i Vlorës që në luftën e Vlorës me  80 dëshmorë, 67 janë nga fshatrat tanë, ashtu si po të krahasojmë edhe të 28 mij dëshmorët e Shqipërisë 1944, 1300 janë prapë nga Vlora.

Po vetëm të thellohemi te kontributi që nga 1431 – 32, kur Lepenica ishte 30 shtëpi, ju bashkuan, në gryka të Labërisë Rugjina Bashës, 1776, 1834, 1847, 1908, te Klubi “Labëria”, 1910, 1912 e deri 1920 -1944.Gjejmë shumë heroizëm. Dhe te kjo traditë gjej argumentet që Lepenica fshat i vogël nxori deputet Adrian Myslimin, prefekt Xhevair Raxhepin, kryetar komune Alim Arshia, nxori letrar Luftar Veshin, Enver Memishën, Kastriot Rexhepin, Aleksandër Arshiaj, profesor Aleks Trushin, këngëtare Bukurie Selimaj, vjershëtore Miserdhe Rexhepi, nëpunës si Qazim Hadërin dhe punëtor si 100 vjeçari Namik Hano, inxhiniera si: Resmi Canin, shumë oficerë, shumë mësues, sportistin  Skënder Brahimi që për 50 vjet i dhanë jetë Lepenicës.

Personalisht kam punuar me përfaqësues të këtij fshati si Imer Sheme, Nazif Shahini, Godo Trushi dhe deri te më të rinjtë si Sofo Sinani, Patriot Kasemi etj apo tani në vitet e demokracisë me Kujtim Veledinin.

A kanë përfunduar detyrat në Lepenicë. Jo duhet hartuar monografia e mësuesit Selam Hitaj, duhet gërmuar te rëndësia e dokumenteve të Arshivit të Shtetit për këtë takim që secili të dij rolin e tij e të mos përvetësoj punën e tjetrit.

Ju lepeniciot jeni të zot e punëtor, por ju ka ndihmuar dhe fati. Sot me këtë pllak të vendosur këtu në Krivovë, në prag të 106 vjetorit të Luftës së Vlorës, ju shtuat një tregues të turizmit historik. Investimi i bërë ja vlen të kalosh një drekë në këto hije dhe pranë këtij burimi.

Ju e lidhë këtë pllajë me Shpellën e Shkruar Lepenicë, ku turistët mund të shijojnë lartësinë e 800 m, mbi nivelin e detit dhe krijojnë kënaqësinë me 19 pikturat dhe 9 fotografitë e figurave gjeometrike.

= Ju keni një varrosh monumental në buzë të Lumit të Shushicës.

= Ju keni një pamje të ndërtuar nga natyra në maj të malit me toponimin Gurët e Medhenj. E vizitoj ambasadori amerikan Limpreht ku drekoi në një stan dhe asistoi në lindjen e një qengji që i vuri emrin “Liza”.

= Ju keni pa zbuluar të fshehtat e emërtimit “Shën Kollë”.

= Ju  kini një urë guri, një mulli bloje me ujë, keni porta guri me qemer e piktura, kini kalldrëme e shtëpi karakteristike dy katëshe.

=Ju keni pas grupe këngësh shumë të mira, valltar si Sadik Simonin, etj.

Të gjitha këto janë investime të gatshme ku këta 10apo 100 kuadro që përmenda mund të investojnë dhe të ngrenë nivelin ekonomik të fshatit.

Temat që referuan referuesit Mihal Selimi, Prof. Bardhosh Gaçe, Begë Bega dhe përshëndetjet që sollën përfaqësuesit e parlamentit Vullnet Sina, Damian Gjiknuri, përshëndetja e Kryetarit  të  Bashkisë  Nertil Bello ishin secila interesante dhe u dëgjuan me vëmendje.

Edhe përfaqësues të fshatrave të tjerë sollën kujtimet e tyre. Seicili erdhi dhe iku me një motiv: “Të festojmë ngjarjet historike aje ku u zhvillua historia”. Vetëm kështu e lëmë trashëgim historinë me të vërtetat e saj. Vetëm kështu duke shkuar në themel, ne korigjojmë ato gabime që pseudohistorianët bëjnë histori mbi thash e theme e jo mbështetur me fakte si këto që gjejmë këtu në Krivovë të Lepenicës.

Këtë aktivitet e nderuan një grup fëmijësh të shoqëruar nga mësuesja lepeniciote Bukuri Selimi e cila interpretoi shumë bukur këngë vlonjate.

Në këtë ditë përvëluese freskia e malit të Lepenicës dhe Bujtina 800 m mbi nivelin e detit mbylli me një drekë për pjesëmarrësit ditën e vendosjes së kësaj pllake pas 106 vjetësh si fillim i një lufte që i dhaemër Labërisë. Kënga e Tomorr Lelos si gjithnjë një lezet në Labëri.Gazetarët: Laureta Petoshati, Alberti dhe 6 + 1 Vlora do jepnin kronikate tyre.

Realizimi i idesë që shpallëm gjashtë muaj më parë na dha forcë për realizim të ideve të tjera. Labëria ka histzori si e gjithë Shqipëria. Ajo duhet montuar, trasmentuar të brezat pa zbukurime, apo më keq, shtrembërime. Ne po punjmë, ta  mësojmë, edhe mund ta gjykojmë por  jo ta  shtrëmbërojmë.