Atë që denoncoi emisioni Piranjat e faktoi edhe Inspektoriati Kombëtar i Territorit, sipas të cilit objektet e Durrës Yatch Marina janë zhytur deri në 28 cm.
Për këtë projekt ku apartamentet shiten në ajër ne sakrifikuam Portin e Durrësit, që funksionon prej 2 mijë vitesh dhe është aseti më i madh ekonomik dhe turistik i Shqipërisë.
Në 24 Nëntor 2022 Edi Rama ishte në këtë Parlament kur iu dha statusi investitor strategjik Alabbarit, por po refuzon të vijë për interpelanca.
Ai duhet të vijë dhe të japë sqarime për këtë projekt pasi është iniciativë e tij personale, pasi nuk jemi vetëm në kushtet kur rrezikon zhytjen turizmi, por është në prag dhe flluska në ndërtim që nëse lihet në rënie të lirë do ketë pasoja dramatike për mijëra familje shqiptare.
E kam denoncuar prej vitesh se vizioni i sipërmarrjes në Shqipëri duhet ti besohet sipërmarrësve dhe jo spekulantëve të Manualeve 5D dhe 5B.



















