Xheni Krypi: Turistët qysh tani përballen jo me një “parajsë” të organizuar pushimi, por me kaos urban, mungesë kontrolli dhe shërbime larg standardeve europiane

– Problemet vazhdojnë edhe me mungesën e tualeteve publike, ujit të pijshëm në plazhe, trotuareve funksionale apo aksesit për personat me aftësi të kufizuara

– Ka dyshime të forta se shumë subjekte përdorin ujë të nxjerrë direkt nga shpimet nëntokësore pa analiza laboratorike dhe jashtë standardeve shtetërore

NOA

Shqipëria e papërgatitur për sezonin turistik, pasi turizmi është standard, siguri, pastërti dhe respekt për pushuesin

– Shqipëria ka natyrë të mrekullueshme dhe potencial të jashtëzakonshëm, por pa organizim serioz dhe kontroll të fortë shtetëror, rrezikon të krijojë një turizëm të improvizuar

-Tek ne etja për fitim të momentit shkatërron të ardhmen afatgjatë të këtij sektori jetik për ekonominë e vendit

– Mishi, peshku apo produktet e bulmetit shpesh qëndrojnë në temperatura të larta pa kontrollin e duhur frigoriferik.

-Tymi, pluhuri dhe insektet bëhen pjesë e përditshme e ambienteve ku konsumojnë turistët.

 -Kontrolli sanitar duket i dobët, ndërsa fitimi mbetet prioritet mbi sigurinë ushqimore.

– Në shumë plazhe nuk ka tarifa të qarta për çadrat dhe shezlongët, duke krijuar terren për abuzime.

Xheni Krypi- financiere

Në vende si Greqia, hapësirat publike për qytetarët mbrohen dhe pushuesit mund të përdorin edhe çadrat personale pa pagesa abuzive. Në Shqipëri, shumë zona janë kthyer thuajse në prona private ku qytetari i zakonshëm mezi gjen një hapësirë të lirë. Një problem tjetër që bie menjëherë në sy është parkimi i automjeteve. Në shumë zona turistike makinat parkohen mes pluhurit, baltës apo terreneve të pa sistemuara

Ndërsa sezoni veror ka trokitur në dyert e Shqipërisë dhe propaganda zyrtare flet për “rekorde turistësh”, realiteti në terren tregon një tjetër pamje: një vend ende të papërgatitur për të përballuar standardet që kërkon turizmi modern. Problemet janë të shumta dhe shihen që në kilometrat e parë të vijës bregdetare, ku turistët përballen jo me një parajsë të organizuar pushimi, por me kaos urban, mungesë kontrolli dhe shërbime larg standardeve europiane. Pamja më e zakonshme përgjatë bregdetit janë ndërtimet pa fund. Kantiere, pallate në ngritje, kamionë inertesh dhe rrugë të mbuluara nga pluhuri shoqërojnë pushuesit nga një qytet në tjetrin. Në shumë zona turistike duket sikur sezoni turistik dhe sezoni i ndërtimit zhvillohen paralelisht. Turisti që vjen për qetësi, det dhe natyrë përballet me zhurmën e betonierëve dhe me peizazhe të shkatërruara nga etja për fitim të shpejtë. Një tjetër problem shqetësues është mungesa e standardeve të sigurisë në plazhe. Në shumë prej tyre mungojnë kullat e vrojtimit, vrojtuesit profesionistë dhe pajisjet e ndihmës së parë. Në vendet turistike serioze, çdo plazh ka pika të organizuara shpëtimi me personel të trajnuar, mjete lundruese, radio komunikimi dhe ndërhyrje të menjëhershme në rast emergjence. Në Shqipëri, shpesh vrojtuesi i plazhit ekziston vetëm në letër. Çdo verë raportohen raste tragjike mbytjesh, ndërsa masat mbeten minimale. Papastërtia vijon të jetë një plagë e hapur në shumë plazhe shqiptare. Në segmente të tëra bregdetare sheh alga të pahequra, qese plastike, mbetje ushqimore dhe papastërti që qëndrojnë për ditë të tëra në rërë. Mungesa e pastrimit sistematik krijon jo vetëm pamje të shëmtuar, por edhe rrezik për shëndetin e pushuesve. Edhe mënyra si shërbehet ushqimi në shumë zona turistike mbetet problematike. Në shumë ambiente të hapura pranë rrugëve automobilistike apo buzë plazhit, ushqimet gatuhen dhe shërbehen në kushte të dyshimta higjienike. Mishi, peshku apo produktet e bulmetit shpesh qëndrojnë në temperatura të larta pa kontrollin e duhur frigoriferik. Tymi, pluhuri dhe insektet bëhen pjesë e përditshme e ambienteve ku konsumojnë turistët. Kontrolli sanitar duket i dobët, ndërsa fitimi mbetet prioritet mbi sigurinë ushqimore.

Në kulmin e vapës dhe me mijëra turistë të pranishëm, një situatë e tillë mund të kthehet në rrezik serioz për shëndetin publik. Problematike mbetet edhe mungesa e transparencës me çmimet. Në shumë restorante dhe bare mungojnë tabelat me çmimet e afishuara në hyrje. Pushuesit shpesh mësojnë koston reale vetëm kur u vjen fatura

Shqetësues mbetet edhe kontrolli i ujit që përdoret nga lokalet dhe restorantet.

Ka dyshime të forta (sikundër vjet) se shumë subjekte përdorin ujë të nxjerrë direkt nga shpimet nëntokësore pa analiza laboratorike dhe jashtë standardeve shtetërore. Me këtë ujë gatuhen ushqimet, lahen enët dhe furnizohen ambientet e shërbimit. Në kulmin e vapës dhe me mijëra turistë të pranishëm, një situatë e tillë mund të kthehet në rrezik serioz për shëndetin publik. Problematike mbetet edhe mungesa e transparencës me çmimet. Në shumë restorante dhe bare mungojnë tabelat me çmimet e afishuara në hyrje. Pushuesit shpesh mësojnë koston reale vetëm kur u vjen fatura. Po kështu, në shumë plazhe nuk ka tarifa të qarta për çadrat dhe shezlongët, duke krijuar terren për abuzime. Në vende si Greqia, hapësirat publike për qytetarët mbrohen dhe pushuesit mund të përdorin edhe çadrat personale pa pagesa abuzive. Në Shqipëri, shumë zona janë kthyer thuajse në prona private ku qytetari i zakonshëm mezi gjen një hapësirë të lirë. Një problem tjetër që bie menjëherë në sy është parkimi i automjeteve. Në shumë zona turistike makinat parkohen mes pluhurit, baltës apo terreneve të pa sistemuara. Pak rëndësi u kushtohet parkingjeve funksionale, sigurisë apo komoditetit të pushuesve. Në shumë raste, hapësirat e improvizuara të parkimit shfrytëzohen vetëm për fitim, pa asnjë investim minimal në infrastrukturë. Pushuesit paguajnë tarifa të larta për të lënë makinën në fusha me gurë, pa ndriçim, pa hije dhe pa asnjë standard. Problemet vazhdojnë edhe me mungesën e tualeteve publike, ujit të pijshëm në plazhe, trotuareve funksionale apo aksesit për personat me aftësi të kufizuara. Në shumë zona turistike mungojnë edhe koshat e mbeturinave, ndërsa muzika e lartë dhe ndotja akustike vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit pa asnjë kontroll. Turizmi nuk është thjesht numër turistësh apo shifra propagandistike. Turizmi është standard, siguri, pastërti dhe respekt për pushuesin. Shqipëria ka natyrë të mrekullueshme dhe potencial të jashtëzakonshëm, por pa organizim serioz dhe kontroll të fortë shtetëror, rrezikon të krijojë një turizëm të improvizuar ku fitimi i momentit shkatërron të ardhmen afatgjatë të këtij sektori jetik për ekonominë e vendit. Turizmi nuk matet vetëm me numrin e turistëve që hyjnë në kufi. Ai matet me cilësinë e shërbimit, sigurinë, pastërtinë dhe standardet që ofron vendi. Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme dhe një vijë bregdetare të rrallë, por pa organizim, kontroll dhe vizion afatgjatë, rrezikon që turisti të vijë vetëm një herë dhe të mos rikthehet më.