Në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta!
Në këtë 5 vjetor të ndarjes nga jeta, Jonuzi ishte mishërim i figurës së një ushtaraku të denjë. Ndjente keqardhje që pronat e ushtrisë nuk ua dhanë ushtarakëve, por militantëve. U angazhua në shoqatën e ushtarakëve në reformë dhe merrte pjesë në çdo veprimtari të saj, po kështu u angazhua edhe në organizatën e veteranëve të LANÇ, ku merrte pjesë në të gjitha festat dhe ngjarjeve përkujtimore si, 5 majin , çlirimi i Fierit ,lufta në Çukas të Lushnjes etj.
5 vjet më parë u nda nga jeta nga sëmundja e “Covid 19” ish ushtaraku i lartë, familjari, miku dhe shoku ynë kolonel Jonuz Çepa. U lind më 7 shkurt 1945,në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje nga një familje e madhe e nderuar e kamur me prona e bagëti .Qysh në fëmijëri Jonuzi u edukua me traditat më të mira patriotike dhe atdhetare të familjes ,me dashurinë për atdhenë, miqtë shokët e bashkëfshatarët.Babai i tij Osman (Man) Çepa ishte një burrë trim, i mençur dhe i urtë , i cili gjatë LANÇ kreu detyrën e sekretarit të këshillit antifashist të fshatit Krutje e Poshtëme, ndërsa xhaxhai i tij Latif Çepa u rreshtua në radhët e brigatës 16-të S së bashku me 36 bashkfshatarët e tij deri në çlirimin plotë të vendit.Arsimin fillor e 7 vjeçar Jonuzi e kreu në fshatin e lindjes me nota shumë të mira. Në etjen për dije kishte dhe mbështetjen e prindëve të tij për të vazhduar shkollat më lartë. Pas disa kërkesave drejtuar seksionit të arsimit për të përfituar burs ,së fundi iu shfaq një rreze drite. E njoftojnë se ka përfituar të drejtën për të vazhduar shkollën ushtarake të oficerëve në Tiranë ,të cilën ai nuk e priste, dhe nuk i pëlqeu shumë kjo degë, por ëndërronte për të vazhduar degë të tjera .Me këmbënguljen e prindëve të tij dhe xhaxhait Latif Çepa, i cili në atë periudhë ishte punonjës i policisë së shtetit e bindën Jonuzin për të vazhduar shkollën e Bashkuar të oficerëve me sistemin 3 vjeçar. Në shkollë Jonuzi u dallua mes studentëve të tjerë duke arritur mesatare të lartë. Si i tillë në përfundim të shkollës të vitit 1965 u titullua oficer duke përfituar gradën e TOGERIT, ndër të paktët studentë që morën këtë gradë. Fill pas përfundimit, emërohet në garnizonin ushtarak të Korçës në detyrën e komandantit të kompanisë Ceremoniale. Atje Jonuzi u dallua për aftësitë dhe përgatitjen ushtarake speciale dhe profesionale me korrektësi e disiplinë të lartë. Dallohej gjithashtu për etikën, për marrëdhëniet epror e vartës, për moralin dhe mbajtjen e uniformës, si një nga vlerat më të larta për një ushtarak.
Më 13 qershor të vitit 1968 shteti ynë doli nga Traktati i Varshavës dhe për të qënë në gatishmëri të plotë Ministria e Mbrojtjes organizoi stërvitjen më të madhe ushtarake me trupa ku morën pjesë gjithë Korpuset ushtarake të Jugut. Në këtë stërvitje që i angazhuar dhe ushtaraku i ri Jonuz Çepa, si pjesë e formacioneve ushtarake të Garnizonit të Korçës me aftësitë dhe përgatitjen ushtarake drejtoi e komandoi në detyrën e tij stërvitjen taktike, sipas varianteve të dhëna nga komanda eprore. Arritjet, suksesi dhe konkluzionet e dhëna e vlerësuan Jonuzin si një kuadro me perspektivë. Bazuar në këto vlerësime Jonuzin e emërojnë, shef i përgatitjes ushtarake në shkollën “Raqi Qirinxhi”, një nga shkollat e mesme më të mëdha me emër në të gjithë vendin Ndërkohë kreu dhe detyrën e n/drejtorit të shkollës për problemet e përgatitjes ushtarake të nxënsëve. Aty Jonuzi krijoi marrëdhënie shumë të mira me trupën mësimore-pedagogjike të shkollës dhe nxënësit e saj që e donin dhe e respektonin shumë, për aftësitë e tij komunikuese, për shëmbullin e tij pozitiv dhe të një edukatori për brezin e ri. Qënia në atë shkollë me një trup pedagogjike intelektualësh shumë të përgatitur e nxiti Jonuzin për më shumë dije e kulturë qytetare e ushtarake. Për arritjet dhe sukseset e tij në fushën e përgatitjes për përvetësimin me kërkesat e Artit Ushtarak mbi Luftën Popullore ,në 25 vjetorin e krijimit të Ushtrisë (10 korrit 1943-10 korrik 1968),me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Jonuzi dekorohet me,”Medaljen e Shërbimit”.
Duke patur rezultate të njëpasnjëshme dhe si kuadër me perspektivë, Jonuzi dërgohet për të vazhduar Akademinë e Lartë Ushtarake , fakulteti gjitharmësh (1973–1975). Pas përfundimit të Akademisë karriera e tij ushtarake ishte në ngjitje, duke marrë emërimin përsëri në Korpusin e Korçës me deyrën e shefit të seksionit operativ të Brigatës dhe pas tre vitesh emërohet në detyrën e shefit të shtabit të Brigatës (1979-1982). Me dekret nr 5755 datë 29.7.1978 të Presidiumit të Kuvendit Shqipërisë dekorohet përsëri me Medaljen e Shërbimit. Në kuadrin e reformave në ushtri ,në korrik të atij viti emërohet komisar në brigatën e këmbësorisë në Korçë, por për një oficer të karrierës në ushtri si Jonuzi, kostumi i komisarit nuk i rrinte “përshtat” kjo detyrë, pasi ai ishte i dashuruar me degën e përgatitjes dhe stërvitjes.
Në janar 1983 në kuadër të riorganizimit në ushtri, në Korpuse në Divizione, Jonuzi emërohet në detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të Korçës. Për aftësitë e tij intelektuale dhe ushtarake Jonuzi organizoi mjaftë stërvitje të dobishmë për aftësimin dhe përgatitjen e kuadrit ushtarak siç ishin ato: stërvitje e praktik shtabi, stërvitje tre shkallëshe , Divizion- Brigadë-Bataljon , ato mësymëse, e në mbrojtje kundër desantit ajror,ejt. Në vitin akademik 1987-1988 i jepet e drejta për të vazhduar kursin e lartë 1 vjeçar pranë Akademisë Ushtarake dhe në përfundim kthehet përsëri në të njëtën detyrë që ishte në përputhje me detyrën e tij si Shef Shtabi Divizioni. Pas gati një çerek shekulli në garnizonin e Korçës, me kërkesën e tij Jonuzi transferohet në Divizionin e Fierit po në detyrën e Shefit të Shtabit të divizionit. Me shumë dhimbje e mall largohet familjarisht nga Korça e serenatave,nga Korça e shkollës së parë shqipe ,nga Korça e kulturës dhe e dijes. Atje la miqtë, kolegët, shokët e komshinjtë, la kujtimet më të bukura të jetës së tij. Shkoi në Korçë 20 vjeç dhe u largua i burrëruar .shkoi beqar dhe atje u martua dhe krijoi familje me vajzën nga Karbunara e Lushnjes ,Shazije Manko me të cilën lindën, rritën dhe edukuan dy fëmijë ,vajzën Valbona dhe djalin Aurel. Ata sot kanë krijuar familjet e tyre ,duke i gëzuar prindërit me tre nipër.
Ish komandantii brigatës së artilerisë Mehdi Cakonji e kujton si, një ushtarak i përgatitur, i thjeshtë, ushtarak model, i matur, komunikues dhe fjalë ëmbël. Po kështu edhe mjaft ushtarak tjerë si; Fadil Shehu, Fatmir Rrapaj, Nuri Korita të garnizonit ushtarak të Fierit e kujtojnë me shumë respekt.Në nënTor të vitit 1991 me rivendosjen e gradave në ushtri , Jonuzi vlerësohet me gradën e kolonelit, vlerësim i bërë në bazë të arsimit akademik, të vjetërsisë në shërbim, detyrës që kryente, etj.Një vit më vonë me ardhjen në pushtet të qeverisë demokratike dhe në kuadrin e “reformës” në ushtri Jonuzit i kërkohet të ulet në gradë dhe të shkojë në një detyrë të ultë. Por dinjiteti dhe pesonaliteti i Jonuzit vlenin më shumë se karriera e nëpërkëmbur në ushtri nga pushtetarët e rinjë. Nuk pranoi uljen në gradë pasi kuptoj se po kryhej spastrime dhe zevëndësimin e tyre me militantë, kërkoi dorëheqjen nga detyra dhe daljen para kohe në lirim (Ligji famëkeq 24/1).
Në vitin 1990 bashkëshortja e tij rëndohet nga një sëmundje, të cilët mjekët e spitalit të Janinës e diagnostikuan me tumor në kokë. Operohet nga profesor Mentor Petrela, operim i cili doli me sukses ,por fatkeqësisht e la atë invalide ,gjysmë të paralizuar. Në këtë gjendje të rëndë shëndtësore të bashkëshortes Jonuzi iu përkushtua tërsisht familjes. Në vitin e mbrapsht 1997 kur ushtria qe shkatërruar plotësisht nga bandat dhe trafikantët, Jonuzit i bëjnë thirrje për t’u rikthyer në njësitë ushtarake të shkatërruara të Fierit. Megjithëse në kulmin e karrierës dhe moshë akoma të re ,ai nuk pranoi asnjë detyrë për t’u rikthyer në ushtri. Ai iu bashkua armatës së ushtarakëve, tashmë të nxjerë në reformëm dhe fliste me ta me dhimbje për ato ç’ka ndodhën në ushtri dhe për shkërrmoqjen e shtetit të kohës. Ndjente keqardhje që pronat e ushtrisë nuk ua dhanë ushtarakëve, por militantëve, i cili nuk përfitoi asgjë prej tyre. U angazhua në shoqatën e ushtarakëve në reformë dhe merrte pjesë në çdo veprimtari të saj, po kështu u angazhua edhe në organizatën e veteranëve të LANÇ, ku merrte pjesë në të gjitha festat dhe ngjarjeve përkujtimore si, 5 majin , çlirimi i Fierit ,lufta në Çukas të Lushnjes etj.Në këtë 5 vjetor të ndarjes nga jeta, Jonuzi ishte mishërim i figurës së një ushtaraku të denjë ,i përkushtuar me gjithë potencialin dhe aftësitë e tij ushtarake e shkencore në kryerjen me sukses të detyrave luftarake në sigurinë e mbrojtjes së atdheut , duke u shquar ndër ushtarakët më me zë në shkallë ushtrie. Ai është bir i denjë i familjes Çepa, biri denjë i Krutjes së Poshtme dhe i gjithë Myzeqesë, një bir i denjë, se me emrin e tij u dha nder e krenari, lavdi e dinjitet. E themi me bindje, se emri i Jonuz Man Çepës vlen të jetë në gjerdanin e artë të historisë së ushtarakëve të lartë shqiptar të para viteve 90-të.


















