Raporti / Ja si u legalizuan çetat e patronazhistëve të rilindjes për vjedhjen e votave. Nga 326 raste të krimit zgjedhor pas 11 majit 2025, vetëm 3.7% përfunduan në gjykim. Qytetarët i panë me zë e figurë se si policia dhe prokurorët e gatshëm nuk i përgjigjeshin thirrjeve telefonike dhe drejtoresha e inovacionit dhe ekselencës, shkonte atje si guerrilase ilegale në zyrë me laptop dhe u kap në flagrancë për pazare votash, duke cënuar zgjedhjet e lira dhe vullnetin e qytetarëve.
Task Forca e SPAK hyn në “Librin i zi i zgjedhjeve”, legalizoi çetat e patronazhistëve të rilindjes për vjedhjen e votave
Raporti : 326 raste të krimit zgjedhor pas 11 majit 2025, vetëm 3.7% përfundojnë në gjykim
Sipas publikimit, janë raportuar gjithsej 326 raste të dyshuara të krimit zgjedhor, por vetëm 3.7% e tyre kanë përfunduar në gjykim.Ky tregues nxjerr në pah probleme serioze në mënyrën se si hetohen dhe trajtohen veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, vullnetin e qytetarëve dhe vetë funksionimin e demokracisë në vend.
Të dhënat e publikuara së fundmi ngrenë alarmin për nivelin e ulët të ndëshkueshmërisë së krimeve zgjedhore në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Sipas publikimit, janë raportuar gjithsej 326 raste të dyshuara të krimit zgjedhor, por vetëm 3.7% e tyre kanë përfunduar në gjykim.
Ky tregues nxjerr në pah probleme serioze në mënyrën se si hetohen dhe trajtohen veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, vullnetin e qytetarëve dhe vetë funksionimin e demokracisë në vend. Shifrat tregojnë se, pavarësisht numrit të lartë të rasteve të raportuara, vetëm një pjesë minimale arrin të kalojë filtrat e hetimit dhe të përfundojë përpara drejtësisë.
Sipas vlerësimit të bërë në këtë publikim, lufta kundër krimit zgjedhor mbetet një sfidë e hapur për institucionet shqiptare. Transparenca, përgjegjshmëria dhe thellimi i reformave konsiderohen si elementë thelbësorë për të garantuar integritetin e proceseve zgjedhore dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te zgjedhjet.
Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit “Monitorim dhe advokim i vazhdueshëm për parandalimin dhe sanksionimin e krimeve zgjedhore dhe keqpërdorimit të burimeve publike”, i zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Qëndresa Qytetare, me mbështetjen e Ëestminster Foundation for Democracy (ËFD), financuar nga FCDO përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Task Forca nuk arriti të shoh as organizimin me patronazhistët dhe të punësuarit në administratë që bënë listat e tyre të detyrueshme me votues brenda e jashtë Shqipërisë. Por, qytetarët i panë me zë e figurë se si çetat patronazhiste funksiononin dhe policia nuk përgjigjej pas 6 thirrjeve telefonike. U pa se si drejtoresha e inovacionit dhe ekselencës, shkonte atje si guerrilase ilegale në zyrë me laptop ku u kap në flagrancë për pazare votash, dhe ende ska asnjë ndëshkim .
Në thelb, këto të dhëna përforcojnë shqetësimin se raportimi i shkeljeve zgjedhore nuk mjafton, nëse ato nuk ndiqen me hetime efektive dhe me ndëshkime konkrete. Përndryshe, krimet zgjedhore rrezikojnë të mbeten një plagë e përsëritur e çdo procesi elektoral në Shqipëri.
Dështimi i Task Forcës së SPAK legalizoi ‘çetat’ patronazhiste të votave
Task forca e SPAK që u krijua për zgjedhjet që të godiste krimin zgjedhor, duket se koha tregoi se u shndërrua në një task forcë propagande , ku në vend që të bënte namin, në rastin më të mirë dështoi ta parandalonte krimin zgjedhor, i cili ndodh aty hapur, ditën për diell, dhe u shndërrua në legjitimues të vjedhjes së vullnetit të popullin me votë, pasi shifrat treguan se nga 326 raste të krimit zgjedhor pas 11 majit 2025, vetëm 3.7% përfunduan në gjykim.
Task Forca nuk arriti të shoh as organizimin me patronazhistët dhe të punësuarit në administratë që bënë listat e tyre të detyrueshme me votues brenda e jashtë Shqipërisë.Por, qytetarët i panë me zë e figurë se si çetat patronazhiste funksiononin dhe policia nuk përgjigjej pas 6 thirrjeve telefonike dhe arriti në vendngjarje për sy faqe pasi shumica e provave avulloi. U pa se si banditë rrethuan qendrat e votimit dhe nuk pamë aty as polici, asgjë.U pa se si drejtoresha e inovacionit dhe ekselencës, shkonte atje si guerrilase ilegale në zyrë me laptop .Ç’punë ka kjo drejtoreshë me laptop dhe si ia fut vrapit në mes të ditës dhe në kërthizë të Tiranës.
Do ta quajnë normal edhe faktin që Erion Braçe nuk i përgjigjej dot një pyetjeje bazike; Për çfarë shërben kjo zyrë që u kap në flagrancë?!A do të quajnë normale edhe situatën e Vorës ku janë shfaqur më shumë fleta votimi se votues të regjistruar?! Edhe Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës.



















