Dhuna fizike e psikologjike i bën personat më të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kronike në moshë madhore .Ajo mund të krijojë një gamë të gjerë problemesh të shëndetit mendor dhe është gabim i pafalshëm të hamendësosh se dhuna fizike sjell vetëm pasoja fizike. Depresion, çrregullime të ankthit, të ushqyerjes dhe vetëvrasja lidhen me dhunën psikologjike që është ushtruar gjatë viteve të formimit.
Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja!
1-Ajo fillon atje ku mbaron arsyeja
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit ku dhuna ka qënë prezente , mendova që të trajtoj këtë problem në kuptimin e gjerë social dhe psokologjik. Duhet pranuar se tek ne ,protestat janë të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Mbrojtja më e mirë është sulmi . I turbullohet mendja , i venitet arsyeja dhe gjenë rrugën më të gabuar e më të padrejtë atë të dhunës që shpesh herë përfundon në dëmtim fizik , por dhe në vrasje. Herë jepet s’i njoftim , herë s’i shqetësim, herë bëhen bujë e madhe ! Kalon kohë e njëra ia lë vëndin tjetrës e kështu me rradhë. Nryshon forma , por të gjithë me ose pa bujë viktimat varrosen . Nëse shumë vite më parë, krimi ishte i pazakontë, tani po bëhet e pjesë i jetës së përditëshme. Ka kaq dhunë e vrasje, sa s’na çudisin shumë!
2-Koncepti i dhunës është mjaft i gjerë
Dhuna, nuk është gjë tjetër por përdorim i forcës fizike apo edhe i shtrëngimit fizik me anë të metodave të ndryshme për të detyruar dikë të veprojë ose të mos veprojë pa dëshirën e vullnetin e tij. Dhuna, para së gjithash është një raport forcash mes dy palëve. Asaj që e ushtron dha asaj që i nënshtrohet ajo. Sado që të tentohet të arsyetohet një veprim i tillë nga ushtruesit apo edhe urdhërdhënësve e shtytësve, dhuna rrallë që mund të ketë efekte pozitive. Ajo mbjell dhe shkakton frikë, trauma e urrejtje, të cilat lënë plagë të pashërueshme shpirtërore. Dhuna kundër njerëzve është e papranueshn.E drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre apo bindjet e tyre, është një vlerë moderne . Kjo duhet të ndodh në një shtet demokratik . Individ të implikuar në krime të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet, po shndërrohen në një normalitet të sëmurë . Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po shkojnë drejt shuarjes, për viktimat e radhës që mbushin kronikat e zeza.
3-Pasojat e dhunës.
Mund të mos shkaktojë vdekje, por dëmtimet mund të jenë shumë të rrezikshme pasi mbeten . Dhuna fizike e psikologjike i bën personat më të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kronike në moshë madhore .Ajo mund të krijojë një gamë të gjerë problemesh të shëndetit mendor dhe është gabim i pafalshëm të hamendësosh se dhuna fizike sjell vetëm pasoja fizike. Depresion, çrregullime të ankthit, të ushqyerjes dhe vetëvrasja lidhen me dhunën psikologjike që është ushtruar gjatë viteve të formimit.Shpesh për t’u shëruar nga dhuna s’i do që të paraqitet njërëzit abuzujnë e rrezikojnë të përdorin alkool, me substanca të ndaluara e dhunuese me rrezik të lartë në vitet që pasojnë. Dhuna ndër breza mund të jetë pasojë e dhunës të më parshme. Kur shtetit i mungon forca apo dëshira për të ndëshkuar dhunën i lë vend vetëgjyqësisë, fenomen i rrallë në bote, por teper i përhapur tek ne . Arsyeja e vetme është se shteti nuk po zgjidh drejtë e me forcën e ligjit problemet, si ai i korrupsionit ,ndëshkimin e krimit , shitblerjen e votës e tjerë. Sa më shumë të mësojmë mbi pasojat që lë dhuna , aq më të ndërgjegjshëm duhet të bëhemi për luftën kundër saj.Provat sugjerojnë se e gjithë shoqëria mund të vuajë nëse s’ përdoren forma efikase. Përkatësisht, ky problem duhet të trajtohet si problem ekonomik dhe shoqëror, por edhe të karakterit moral.
4-Shteti dhe gjithë shoqëria e marrin në dorë dhe flakin gjithëçka të dhunshme.
Nga trojet e popullsitë rurale kanë zbritur në zonat urbane dhe kanë mbushur qytetet e sjellë zakonet të trashëguara në vite . E drejta për t’u shprehur lirshëm të shihet si vlerë qytetare dhe jo si imponimi mendimit ndaj të tjerëve. Përsa më sipër duhet një kordinim i plotë familje, komunitet në luftë kundër dhunës.Varfëria e madhe bën që dhuna të ushtrohet për pretekste, jo për shkaqe. Gjendja ekonomike e reëndë e bën që dhuna të jetë prezente në familje e në jetë e ndezur dhe shpërthyese. Zgjidhja e problemeve ekonmiko-sociale do te ndikoje pozitivisht ne eleminimin e dhunës. Së fundi,dialogu, demokracia dhe të drejtat e njeriut do të kenë vendin e merituar në shoqëri, nëse zbatohen ligjet dhe zhduket pandëshkueshmëria, e cila tek ne është mëse e zakonshme. Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja!





















