Gjithçka nisi me shqetësime dhe presione politike, vijoi me ulje në detyrë, ndërkohë që ai vijonte përkushtimin në detyrë, i bindur se të gjitha ishin trillime dhe shpifje që nuk kishin lidhje me genin e gjakut të tij famijar. Në këtë betejë, ai kujton se ka patur në krah bashkëshorten e tij Lavdien, e cila ka inkurajuar për të mos u dorëzuar asnjëherë. E akuzonin sikur daja i tij kishte tentuar të arratisej, ndërkohë që Hamit Gojashi kishte kryer detyra të rëndësishme si Drejtor Kufiri e zëvëndës ministër i Brendshëm. Gjithçka, pas verifikimit do të shuhej shpejt, por fati i Asqeri Toskës ishte i shkruar. Në vitin 1991 ai do të lirohej nga ushtria dhe do të bashkohej me ushtrinë e emigrantëve në Greqi. –

Në gjithë rrugëtimin tim si njeri i letrave por edhe në profesionin tim si mësues dhe ushtarak, në korpusin e njerëzve të thjeshtë kam njohur jo vetëm thjesht njerëz, por modele njerëzish, të cilët kanë mbetur në memorien time si idhuj të thjeshtësisë dhe mirësisë. Ata nuk janë vetëm personazhe që motivojnë dhe frymëzojnë, por mbi të gjitha janë vlera të familjeve të mëdha, të një shoqërie që më shumë ka nevojë për thjeshtësi se sa për tangërllëk të ushqyer me hormone që s’kanë vend në kapilarët e venat e gjakut tonë. Nëse deri më sot kam shkruar për disa personazhe, vërtetë të spikatura në fushën e tyre, këtë herë jam menduar gjatë, madje disa herë i kam dhënë vetes komandën “Prapa kthehu!” por shpirti nuk më ka lënë të qetë e zemra më ka thënë shpesh: Shkruaj dy rreshta për Celen, mikun e mirë dhe shokun e papërsëritshëm, tankistin që e deshi aq shumë armën ku shërbeu mbi 20 vjet, djalin dushnikas, të birin e Hysniut dhe Havasë, Asqeri Toskën që nuk u dorëzua edhe kur e liruan nga rreshtat e ushtrisë dhe ai mori rrugën e mërgimit për të mbajtur familjen me bukë dije dhe dinjitet! Shkruaj për babain model të tri vajzave, njëra më e shkolluar se tjetra, për bashkëshortin e Lavdijes, rreshteres shembullore, ` që shkoi e shërbeu vite me radhë në repartin ku kishte shërbyer edhe Asqeriu. E pra, personazhi i kësaj radhe, jo vetëm që është shok dhe mik i vjetër, por mbi të gjitha është një personazh që i kalon kufijtë e thjeshtësisë, një njeri idealist përtej idealizmit, i ndershëm përtej ndershmërisë, korrekt përtej korrektësisë, mbi të gjitha njeri në gjithë dimensionin e jetës së tij të trazuar. E në këtë det të trazuar mos harroni se ka notuar një njeri me shpirt e zemër të kulluar….

Asqeri Toska njihet në Berat, por tashmë edhe në Tiranë, si njeriu që ka lënë emër dhe asnjëherë pasuri, edhe pse ka patur shumë mundësi për ta bërë një gjë të tillë. Kjo falë një cilësie që jo të gjithë njerëzit e kanë: Ndershmëria dhe idealizmi! Një binom i gërshetuar me genin e familjes së tij. Me urtësinë e babait të tij, Hysniut, fisnikut që nuk u ankua asnjëherë, as për mjerimin e varfërinë e as për dhimbjet e sikletet, që kaloi në jetë, nënë Havasë gruas mikëpritëse, që përballoi jo vetëm lumin e varfërisë, por edhe lumin e shpifjeve kur vëllai i saj u akuzua si derzertor e tradhëtar, akuza që do të rëndonin jo pak mbi spaletat e nipit të tij Asqeriut.

Dushniku, djeplindja, dhëmbshuria e përjetshme e tij
Asqeri Toska njihet në Berat, por tashmë edhe në Tiranë, si njeriu që ka lënë emër dhe asnjëherë pasuri, edhe pse ka patur shumë mundësi për ta bërë një gjë të tillë. Kjo falë një cilësie që jo të gjithë njerëzit e kanë: Ndershmëria dhe idealizmi! Një binom i gërshetuar me genin e familjes së tij. Me urtësinë e babait të tij, Hysniut, fisnikut që jetoi gati një shekull dhe nuk u ankua asnjëherë, as për mjerimin e varfërinë e as për dhimbjet e sikletet, që kaloi në jetë, nënë Havasë gruas mikëpritëse, që përballoi jo vetëm lumin e varfërisë, por edhe lumin e shpifjeve kur vëllai i saj u akuzua si derzertor e tradhëtar, akuza që do të rëndonin jo pak mbi spaletat e nipit të tij Asqeriut. Asqeriu do të kishte fatin që të ishte gëzimi i parë i familjes Toska më 07.09.1949, ditë kur ai erdhi në jetë. Ai do bëhej shtyllë e shtëpisë dhe krah i prindërve në një jetë plot tallaze e dhimbje familjare. Në atë familje të thjeshtë dhe të madhe u lindën dhe u rritën 5 fëmijë, dy djem dhe tri vajza, të cilët ndërtuan me mund, djersë e sakrifica shtratin e ngrohtë të jetës së tyre. Midis tyre do të spikaste Asqeriu, pasi ai ishte prijësi i “çetës” së familjes pas komandant Hysniut. Kreu me sukses shkollën fillore dhe atë tetëvjeçare në vitet 1956 – 1963 dhe në vitin 1963 la djeplindjen e tij, Dushnikun, dhe shkoi nxënës në shkollën e mesme mekanike në Durrës, të cilën e përfundoi me rezultate të mira në vitin 1967. Gjithsesi shkolla e mesme nuk do të ishte objektivi i fundit për djaloshin dushnikas, i cili synonte të ngjitej më lartë, pse jo të mos bëhej edhe shëmbull për fëmijët e tjerë të familjes. Zgjodhi për auditor Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, specialitetin e tij të preferuar, atë të Tankistit. Më saktë studioi për teknik tankesh, gjë që vijonte formimin e plotë të tij si mekanik i mesëm. Rruga e dijes ishte e gjatë për një djalë nga Dushniku për të cilin familja kishte nevojë, por një rrugë e domosdoshme që do të hapte perspektiva për të ardhmen e tij. Ai asnjëherë nuk u shkëput nga vatra dhe fshati ku u lind, pasi siç e thotë vetë:” Dushniku është djeplindja, dhëmbshuria e përjetshme për mua” .
Në vitin 1979 – 1981 dërgohet student në Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë dhe në shtator 1981 kthehet në Poshnje në detyrën e shefit të seksionit të teknikës të Brigadës, ndërkohë që kryente edhe detyrën e zëvëndëssekretarit të byrosë së partisë së Brigadës. Këtu shërbeu deri në vitin 1983, kohë kur në Berat u krijua Divizioni i Këmbësorisë “Riza Cerova” me qëndër në Berat. As e kishte menduar ndonjëherë se molja e luftës së klasave do të hynte brenda tij dhe do të trazonte dhe turbullonte shpirtin e kulluar të një idealisti si ai.

I dashuruar çmendurisht me armën e tankeve
Kjo është kaq e vërtetë saqë askush nuk mund të ketë hije dyshimi. Asqeri Toska e nisi karrierën e tij në shtator të vitit 1969 si zëvëndëskomandant i kompanisë të dytë të batalionit të dytë të tankeve të Brigadës së 18 të Tankeve e dislokuar në Poshnje të Beratit, komandant i së cilës ishte i madhërishmi Faik Paja, i pagëzuari nga ushtarakët e asaj kohe si “Zapata i Ushtrisë”. Në këtë detyrë shërbeu deri në vitin 1971, ku për dy vjet u shërbeu tankeve me kujdesin e një prindi për fëmijën. U lidh me shpirt e me zemër me tankun sikur ta kishte një shok të përjetshëm. Tashmë ishte dashuruar çmendurisht me profesionin e tij. Më pas kur do ta lironin padrejtësisht nga detyra, Asqeriu do të qante si një fëmijë, pasi hoqën një pjesë të zemrës e shpirtit të tij. Në vitin 1972 shërben një vit si shef ofiçine dhe në vitet 1972 – 1979 caktohet në detyrën e zëvëndëskomandantit te batalioni për teknikën. Në krah të tij kishte shokë të mirë dhe specialistë të zot si Asqeri Malaj, Bilbil Lamen, Veri Bushin, V. Talca, S. Zoi etj., të cilët i kujton me mirënjohje dhe respekt maksimal. Sa herë që ka rënë fjala për nostalgjinë e tij për Armën e Tankeve, me të cilën fatkeqësisht u nda shpejt, jo me dëshirën e tij, ai kujton parullën e famshme të asaj kohe: “Ndryshku në teknikë, ndryshk në ndërgjegje”, që sipas tij shërbente si një kujtesë: Shërbejini teknikës si mjeku të sëmurit! Në ato vite të rinisë së tij tankisti Asqeri Toska sjell të gjallë një stërvitje të tankeve me qitje luftarake, e cila u realizua në vendin e quajtur “Qafa e Kumbullave” në Krahinën malore të Tërpanit. Ai kujton një shprehje të përdorur nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë kineze, i pranishëm në këtë stërvitje, i cili do t’u drejtohej tankistëve shqiptarë: “Ne i prodhojmë tanket, ju dini t’i përdorni ata!” Përtej modestisë, ku ishte realiteti, – përforcon dozën e kujtimit tankisti Toska. Ngjizjen e dashurisë me Armën e Tankeve dhe veçanërisht me Brigadën e 18 të Tankeve në Berat, ku njeri me jetë të trazuar, por me shpirt e zemër të kulluar, e lidh me emrat e legjendave siç ka qënë komandant Faik Paja e pas tij R. Bozo, P. Fico, F. Shehu, Xh. Baxhia, F. Mero e shumë të tjerë pas tyre, të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre i dhanë emër e krenari Armës së Tankeve në Shqipëri dhe veçanrisht në Berat.

Nga tankist “punëtor partie”….
Pikërisht këtu do fillonte trazimi i jetës së tij të kulluar. Një sektor që përpos do ta ndante nga shoku i tij tanku, do ta përziente me lloj – lloj gjërash që as i kishte imagjinuar ndonjëherë. Në vitin 1979 – 1981 dërgohet student në Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë dhe në shtator 1981 kthehet në Poshnje në detyrën e shefit të seksionit të teknikës të Brigadës, ndërkohë që kryente edhe detyrën e zëvëndëssekretarit të byrosë së partisë së Brigadës. Këtu shërbeu deri në vitin 1983, kohë kur në Berat u krijua Divizioni i Këmbësorisë “Riza Cerova” me qëndër në Berat. As e kishte menduar ndonjëherë se molja e luftës së klasave do të hynte brenda tij dhe do të trazonte dhe turbullonte shpirtin e kulluar të një idealisti si ai. Gjithçka nisi me shqetësime dhe presione politike, vijoi me ulje në detyrë, ndërkohë që ai vijonte përkushtimin në detyrë, i bindur se të gjitha ishin trillime dhe shpifje që nuk kishin lidhje me genin e gjakut të tij famijar. Në këtë betejë, ai kujton se ka patur në krah bashkëshorten e tij Lavdien, e cila ka inkurajuar për të mos u dorëzuar asnjëherë. E akuzonin sikur daja i tij kishte tentuar të arratisej, ndërkohë që Hamit Gojashi kishte kryer detyra të rëndësishme si Drejtor Kufiri e zëvëndës ministër i Brendshëm. Gjithçka, pas verifikimit do të shuhej shpejt, por fati i Asqeri Toskës ishte i shkruar. Në vitin 1991 ai do të lirohej nga ushtria dhe do të bashkohej me ushtrinë e emigrantëve në Greqi. Ky ka qënë momenti më i vështirë në jetën e tij, pas atij të ndarjes nga jeta të vëllait të tij të vetëm, Shkëlqimit në moshën 45 vjeçare. Gjithsesi forca e shpirtit të tij ka qëndruar dhe qëndron tek familja e tij.

Familja, pasuria hipotekore e Asqeri Toskës
Duke qënë një mik, shok dhe njohës i mirë i familjes Toska, e cila prej disa vitesh banon në Tiranë, por zemrën e ka në Berat, kam deklaruar dhe deklaroj se pasuria e vetme që ky ushtarak dhe njeri fisnik ka marrë në këtë jetë, është familja e tij, bashkëshortja e tij Lavdija, një grua dinjitoze dhe burrërore, bijë e të mirënjohurit Sali Vrapi, ish ushtarake më gradën rreshtere, ekonomiste në repartin që la bosh bashkëshorti i saj. Nuk thonë kot që njerëzit e mirë e kanë një fat, përpos peripecive, dhe fati i Asqeriut ishte kur në vitin 1976 lidhi jetën e tij me Lavdie Vrapin (Toska), me profesion ekonomiste e me të cilën lindi, rriti, edukoi dhe shkolloi 3 vajza të mrekullueshme, më e mira njëra se tjetra: Vajza e madhe Ledja Dr. e Shkencave Mjekësore në Tiranë, një nga mjeket më të njohura në specialitetin e saj, Silvana, Profesore, Doktore e Shkencave Politike në Universitetin Davidson në SHBA, martuar dhe jeton me një shtetas amerikan, Nertila ka kryer Fakultetin e Arkitekturës në Firence të Italisë. Asqeriu dhe Lavdia jetojnë në Tiranë nën mjaltimin e 4 mbesave dhe një nipi që ndjek studimet në Universitet…E tashmë jeta e Asqeri Toskës nuk është më e trazuar, por e mjaltuar.




















