E rëndë/ 24-vjeçari humb jetën gjatë punimeve në bordin e anijes në Portin e Durrësit

Një incident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme (e diel 7 dhjetor) në Portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bordin e një anije. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, shtetas i Azerbajxhanit, pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.

Anija, e ankoruar në Kalatën nr. 2, po shkarkonte ngarkesën me grurë kur ndodhi incidenti. Ndihma e menjëhershme e dhënë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij.

NOA

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:50, viktima u transportua në urgjencën e Spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë rrugës. Avaz Yafarov ishte marinar në një anije me flamur të Panamasë.