Nisi edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian, që organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, në partneritet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung”.Në ceremoninë hapëse përshëndeti edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili u shpreh se ky edicion jubilar shënon një moment të veçantë.
“Kanë kaluar plot 10 vite që kur u hodhën hapat e parë të kësaj nisme. Sot mund të themi se shkolla e Integrimit Evropian është kthyer në një traditë të konsoliduar për Kuvendin e Shqipërisë, të cilët sot japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme.
Kjo shkollë lindi një dekadë për të mbështetur përgatitjen e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe vazhdon të ofrojë një kuadër të vlefshëm teorik dhe praktik për çështjet evropiane.
“Vetë fakti se edicioni i sivjetshëm ka tërhequr një numë rekord aplikimesh 430 aplikime, 2 herë më shumë se vitin e kaluar flet shumë për suksesin dhe rëndësinë e këtij programi”, tha Peleshi.
Kryeparlamentari Peleshi theksoi se, “integrimi evropian nuk është thjesht një objektiv strategjik i shtetit, por është një proces gjithëpërfshirës i shoqërisë sonë”.“Ai kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë dhe mbështetje institucionale në çdo nivel”, tha Peleshi.“Asnjë institucion i vetëm nuk mund të çojë përpara këtë proces pa pjesëmarrjen aktive të faktorëve të tjerë nga administrata publike dhe shoqëria civile, media e deri tek komuniteti akademik dhe sipërmarrja”, nënvizoi Peleshi.Peleshi nënvizoi rolin e Kuvendit si bashkëthemelues i kësaj shkolle, së bashku më partnerët ndërkombëtarë.“Kuvendi mbetet një partner i palëkundur i çdo reforme, që lidhet me procesin e integrimit”, tha Peleshi, teksa shtoi se, “Kuvendi ka ofruar mbështetje të vazhdueshme politike dhe institucionale për këtë nismë”.





















