Ikën vitet! Me radhë kaluan.
Do t’vijn’ të tjerë e do t’kalojnë
dashuri, që u harruan.
Dashuri, që s’do t’harrojmë!
Me shpejtësi hedh’ hapat jeta;
rend dhe shpirti invalid.
Nëpër përralla të vërteta,
në të kundërt, xhirojn’ ditë’.
Kohëmatës është memorja
që të shpje në nostalgji.
Zemra është gjithmonë peshorja
që peshon çdo dashuri!
Po tënden si ta quaj?
Dashuri apo përrallë?
Ditë të tëra u bën muaj
edhe muajt vite me radhë.
E nuk reshta së menduari
Sytë e tu, buzët e tua.
Kjo simptomë e të dashuruari
ka shumë kohë që rri me mua!
Ti se di në më harrove;
Nuk e di a më mban mend?
Çdo gjë preke e pag’zove
edhe sot mban emrin tënd…
Eshtë dëshirë a dashuri?
Sido qoftë është një për mua.
Je në shpirt një bisturi:
Plagë m’ je bërë e prapë të dua!






















