Një i mitur humbi jetën në orët e vona të pasdites së sotme teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë-Kavajë.
Policia bën me dije se “drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, shtetësja Erila.V ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes”.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.