Treg i heshtur miliona euro i prostitucionit dhe shërbimet e eskortës lulëzon nën hundën e komisariateve

Çmimet flasin vetë: 250 € ora, 1200 – 2400 € nata, deri në 8400 € dita e plotë. Një ekonomi e zezë që pastron para, ushqen krimin dhe imponon një model të rremë luksi tek të rinjtë. Zonat:Rr M Shyri, Kinema Agimi, Sheshi Ëilson, Rr Fortuzi, Ish Kinema 17 Nëndori, Bulevardi Zogu I , Ali Demi, etj Dominance Kineze me tutore Kineze, Ruse Rreth 111, Aziatike dhe Amerika Latine. Në mes të tyre ka dhe shqiptare.

 

Fatjon Softa

NOA

Prostitucioni në Tiranë –njollat e kuqe pranë institucioneve rastësi apo zona me te sigurta të përzgjedhura nga rrjetet?

Në Tiranë po zhvillohet një treg i heshtur miliona euro: prostitucioni dhe shërbimet e eskortës. Shifrat janë tronditëse. Më 20 gusht qarkullonin 1820 eskortë, ndërsa në fund të muajit ky numër ra në 1398. Tregu nuk zhduket, vetëm zhvendoset. Dhe gjithçka që ndodh duket “natyrshëm”

Çmimet flasin vetë:

250 € ora,

1200 – 2400 € nata, deri në 8400 € dita e plotë. Një ekonomi e zezë që pastron para, ushqen krimin dhe imponon një model të rremë luksi tek të rinjtë.

Por fenomeni më shqetësues nuk janë vetëm shifrat.

Janë Strukturat B&B që përdoren më shumë për prostitucion dhe që ndodhen në mënyrë të çuditshme pranë komisariateve të Policisë dhe institucioneve shtetrore. Një rrjet i shpërndarë me rregullsi, që ngre pyetjen e madhe: a është kjo rastësi, apo kemi të bëjmë me një neglizhence?

Zonat:

Rr M Shyri, Kinema Agimi, Sheshi Ëilson, Rr Fortuzi, Ish Kinema 17 Nëndori, Bulevardi Zogu I , Ali Demi, etj.

Dominance Kineze me tutore Kineze, Ruse Rreth 111, Aziatike dhe Amerika Latine. Ne mes të tyre ka dhe shqiptare.

Ndërkohë, në statistikat zyrtare, procedimet penale për prostitucion janë të pakta. Policia bën aksione sporadike por duke goditur jo pak qendra te tilla, por tregu vazhdon të rritet. Në terren, fenomeni është më i dukshëm se kurrë.

Prostitucioni nuk është vetëm çështje morali. Ai prek shëndetin publik, rrezikon sigurinë kombëtare nëse përdoret për shantazh ndaj zyrtarëve, dhe shkatërron besimin te ligji kur zhvillohet hapur pranë vetë institucioneve që duhet ta ndalojnë.

Shteti sot ka dy rrugë: ose të pranojë se ka humbur kontrollin ndaj këtij fenomeni, të zbulojë dhe të godasë rrjetin që e mban gjallë ose ta legalizojë. Çdo gjë tjetër është “lejim” në heshtje.