I vihet flaka gjatë natës landfillit të Përmetit: Tymi mbyt banorët, shteti hesht

Landfilli i mbetjeve urbane në Piskovë të Përmetit është përfshirë nga flakët gjatë natës duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Sipas tyre, zjarret janë të përsëritura dhe të qëllimshme dhe këtë e lidhin me një skenar të mirorganizuar për të fshehur abuzimin me fondet publike për përpunimin e mbetjeve.

Sigal

Landfilli, i ngritur me firmën e ministres dhe njëherazi deputetes së zonës Mirela Kumbaro, është kthyer në një bombë ekologjike të hapur. Edhe pse ndërtimi i tij u kundërshtua që në fillim nga banorët, ai u realizua mes një sërë shkeljesh ligjore, të konstatuara edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për shkak të këtij landfilli, banorët janë në rrezik të përhershëm. Tymrat helmuese mbulojnë zonën çdo natë. Flakët përhapen vetëm 200–300 metra larg banesave, në një vijë ajrore që ngjan me një “mini Çernobil shqiptar”, ndërsa institucionet heshtin ose japin justifikime të zakonshme: “zjarr aksidental”.

Por kjo nuk është as aksidentale, as spontane. Kjo është një strategji e përsëritur e shkatërrimit të mjedisit dhe zhdukjes së çdo gjurme përgjegjësie.

Banorët kërkojnë hetim penal nga Prokuroria dhe ndërhyrje nga Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Mjedisit