Sigal

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Burime zyrtare nga policia lokale thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Dyshimet e para janë që i riu të ketë rënë në energjie elektrike.

Ja njoftimi i Policisë së Sarandës:

Më datë 04.10.2018, në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.

Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.