Analiza e John McCain pas vizitave: Ballkani zien sërish, por Uashingtoni s’është gjëkundi

484
Senatori republikan, John McCain ishte kohët e fundit për një vizitë në Ballkan. Pas kësaj vizite, ai ka shkruar një opinion botuar në “Washington Post” në lidhje me situatën në Ballkan.
McCainSipas tij, Ballkani po zien sërish, mirëpo Uashingtoni nuk është aty për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
“Tensionet politike janë në rritje. Maqedonia është në një krizë politike. Opozita shqiptare ka bojkotuar Parlamentin që prej shkurtit. Ka pasiguri në të ardhmen e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Provokime të fundit kanë ngritur tensione të reja mes Kosovës dhe Serbisë duke sprapsur progresin e normalizimit të marrëdhënieve.
Përplasjet ndëretnike dhe papunësi mes të rinjve e bëjnë rajonin e Ballkanit më të dobët përballë kërcënimeve të terrorizmit”, shkruan McCain.
Sipas tij, Rusia kërkon sërish të shtrijë ndikimin e saj në rajon, duke i penguar vendet e Ballkanit të ndjekin rrugën e drejt së ardhmes.
“SHBA-të duhet të shfaqen në rajon. Siç më tha një kryeministër i rajonit, në asnjë vend të botës nuk ka kaq shumë peshë fjala e liderëve amerikanë. Prandaj zyrtarët amerikanë duhet të shfaqen dhe të flasin për këtë rajon kaq të rëndësishëm”, vijon më tej McCain.
Senatori republikan mendon se nëse SHBA nuk reagon shpejt dhe fort, atëherë konflikte të rënda mund të shpërthejnë në Ballkan.
Sigal