Të gjitha mirë t’i bëri zoti;
Veç një gjë s’arrij ta kap!
Çtë bën të fortë kot së koti,
kur ta la bosh atë dollap.
Shkëndijë e vogël ndez një pyll;
Botën e madhe ndrit një yll.
Shpirtin që vuan e çel një emër,
dhe një shikim e ndez një zemër.
Ekipi erdhi që nga lart
për kontroll dhe ndihmë
për të vënë
punët e ndërmarjes në vijë!
Pa piu një damixhane me raki!
Pa hëngri dy baklava e shtatë revani,
dhe punën e bëri mrekulli.
E gjeti bajgë dhe e la kakerdhi.
Në krye të fshatit tonë Mesuti bëri një krua me gurë të skalitur për bukuri.
Qielli u nxi e u bë vre…Dhe një valë e madhe shiu shpërtheu
Erdhi valla e përroit që sipër…e mori kroin me gjithe gurët e skalitur me vete.
Fshatarët kur nuk e panë më kroin thanë:
Mesuti bëri një krua,
As sevap, as nder s’ju qua,
ee e bëri në përrua.