Reforma në drejtësi sot përfundimisht rezultoi në një realitet i helmuar nga lëvdatat, ku thuhet se procesi i përzgjedhjes dhe eleminimit nga Vettingu bëhet me direktiva klienteliste. Ndaj dosjet kanë zënë pluhur dhe populli zvarritet gjykatave për shkak të numrit të madh të dosjeve të pashqyrtuara.
Në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figures.
Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë në shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese i japin të drejtë Vettingut.
Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit ,denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë, të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM. Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe tre njerëz të drejtësisë dhe konkretisht një gjyqtar dhe dy ndihmës ligjorë.
370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pati dhe nga ata që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun, ndërsa të shkarkuarit ju drejtuan të gjithë.
Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari, e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession dispropocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.
Me mbylljen e procesit të Vettingut në KPK, mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset në Strasburg.





















