Rrihte vazhdimisht bashkëshorten dhe 2 fëmijët e mitur, arrestohet 52 vjeçari në Durrës

225
Sigal

Një shtetas 52 vjeçar me inicialet G.S banues në Xhafzotaj të Durrësit, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe 2 fëmijët e mitur përkatësisht 13 dhe 15 vjeç.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin:

G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.