Konfindustria: Të shtohet mbështetja financiare për të shpëtuar industritë dhe prodhimin vendor nga falimenti

43
Sigal

Konfindustria do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një paketë kërkesash lidhur me projektbuxhetin 2025. Ndër kryesoret përmendim:

1- Uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve me të paktën 35 lekë/litër, marrjen e masave  rregullatore të pasqyrimit në çmimin fundor shoqëruar me luftën kundër kontrabandës masive në sektor. Çmimet e karburanteve në Shqipërime janë 65-70 lekë/ litër më e larta, sesa të shteteve të Rajonit , duke goditur rëndë konkurueshmërinë e industrive dhe prodhimit vendor.

NOA

2- Rritjen e mbështetjes financiare me të paktën 150 milion euro ndaj industrive dhe prodhimeve bujqësore, me qëllim përafrimin në nivel të ngjashëm me shtetet rajonale konkurente. Fuqizimi i ndjeshëm i Lek-ut, interesat e larta të kreditimit, kostot e energjisë elektrike, etj.,  e bëjnë edhe më të domosdoshme shtimin e mbështetjes financiare për të shpëtuar industritë dhe prodhimin vendor nga falimenti .

3- Kalimin gradual në skemën e taksimit të thjeshtë pa pragje të nivelit të pagave, krahësimisht me sistemin përpjestimor. Sa më sipër kërkohet me qëllim mbështetjen e nismës së ekzekutivit për luftën kundër informalitetit në skemën e pensioneve dhe në ekonominë kombëtare në tërësi.

4- Rritjen e investimeve kapitale në infrastrukturën e impianteve dhe rrjetit të pastrimit të ujrave të zeza dhe mbetjeve të ngurta. Gjithashtu, kërkohen investime në kontrollin e mbetjeve industriale. Cilësia e pastrimit të ujrave urbane dhe mbetjeve të ngurta përbëjnë kërcënim serioz për  qëndrueshmërinë e turizmit shqiptar.