Besart Xhaferri: Ditën kur i dalin përgjime se krimi i dikton deputetët, Rama arreston si të ishte kriminel kreun e një partie opozitare!

336
Sigal

 

Në ditën kur i dalin përgjimet në SKY se i baronët e krimit në Durrës i kanë diktuar listën e deputetëve në Durrës, Edi Rama urdhëron SPAK të arrestojë kreun e Partisë Lirisë Ilir Meta.

Arrestimi kreut të një force politike opozitare si të ishte një kriminel i rrezikshëm janë dëshmia më e qartë e drejtësisë me regji që është kthyer në seksion të PS me mision të vetëm goditjen e opozitës.

Ilir Meta, ish Kryeministër, ish President, ish Kryetar Parlamenti nuk mund të arrestohet si baronët e krimit të SPAK ut i lanë urdhërarrestet në dorë.

Edi Ramën as nuk guxojnë ta thërrasin për dosjen McGonigal apo për lobimin me burrin e tij Bilalin, teksa tek liderët e opozitës aplikojnë arrestin me metoda Sigurimi të Shtetit.

Edi Rama është njeriu që ndërtoi Piramidën e krimit më të rrezikshme në Evropë, me të cilën po tenton të asgjësojë pluralizmin.

Rezistenca ndaj tij është kthyer në detyrim!