PS e Tiranës mbledh Asamblenë! Ndahen detyrat e Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut! I pranishëm edhe Rama, ja porositë!

Në ambientet e Katedrales Ortodokse, është mbledhur asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën. I pranishëm në takimin ku Veliaj e Manastirliu do të bashkëndajnë organizimin deri në zgjedhjet 2025, ishte edhe kryeministri Rama.

Pasi përcaktoi drejtuesit politik të 12 qarqeve dhe të një drejtuesi që do të ketë në fokus diasporën, kryesocialisti Edi Rama nisi pasditen e së shtunës turin e takimeve me prezantimin e këtyre drejtuesve para strukturave të partisë.

Sigal

Takimi i parë u zhvillua në Tiranë, ku në asamblenë e PS në kryeqytet Rama u shfaq në mes të Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut për të lënë porositë e rastit.

Mbledhja më dyer të mbyllura e asamblesë së Tiranës që zgjati rreth 90 minuta, Rama ka lënë disa detyra për tre drejtuesit politik të Tiranës në këtë qark, Veliaj, Spiropali dhe Manastirliu.

Nga anëtarët e asamblesë në veçanti, por edhe gjithë struktura e partisë në përgjithësi është kërkuar një angazhim i shtuar kryesisht me fokus në përgatitjet për zgjedhjet. Gjithashtu është deklaruar se çdo lloj koordinimi që do të kenë strukturat e PS, do e bashkë-ndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Ndërkohë, sa i takon detyrave të tre drejtuesve politik ato janë ndarë në këtë formë.

Spiropali do të ketë në fokus të punës së saj bashkitë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë bashkë me rrethinat e tyre, Manastirliu do të ketë detyrën e koordinimit me strukturat e partisë në këtë qark, ndërsa Veliaj do e ketë fokusin e punës së tij përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë.

Mësohet se nr.1 i qeverisë u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë, sidomos të rinjve, një angazhim më të madh në terren, koordinim me strukturat, përdorimin më shumë të rrjeteve sociale, sidomos TikTok-ut, si dhe afrimin e prurjeve të reja në PS.