PROFIL/ Floida Kërpaçi, fuqia politike e rinisë

400
Sigal

Ka një natyrshmëri në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim kur vjen puna e zbulimit të gruas që artikulon politikë e influencë. Ndryshe nga partitë e tjera politike, evidentimi ose përthithja e një tipit të gruas siç erdhi edhe rasti i shfaqjes së Floida Kërpaçit dëshmon cilësisht pjesëmarrjen në politikë. Një kontekst që është vështirë të ketë të krahasuar me partitë e tjera që masivitetin e grave në politikë nuk e kanë si mundësi përzgjedhjeje, por si raport i detyruar politik.


Në këtë mungesë luksi, LSI shton burimin e saj të prurjeve politike edhe me Kërpaçin duke na dhënë një tjetër model të gruas e të politikanit në Shqipëri. E lindur në qytetin bregdetar, në Sarandë, Floida ka studiuar mjekësi, fakultetin e farmacisë në Tiranë.

Pas angazhimeve të ndryshme në organizatat rinore, ajo filloi karrierën e saj politike në 2012, duke u bashkuar me Lëvizjen Rinore për Integrim. Kërpaçi është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Ishte një stafetë e lëshuar në duart të sigurta kur në qershor të 2016 lëvizja Rinore për Integrim do të udhëhiqej sërish nga një femër. Konventa Kombëtare e LRI e zgjodhi kryetare e re Floida Kërpaçi, me me 1035 vota.

Ndërkohë kujtojmë se zgjedhja e saj u bë përmes votimit elektronik, risi kjo e zhvilluar për herë të parë. Dhe pas këtij integrimi të natyrshëm Kërpaçi bëhet anëtare e Komitetit Kombëtar dhe Lidershipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim që nga qershori 2016. Në dhjetor të vitit 2016 ajo u zgjodh Kryetare e Aleancës së Këshilltarëve të Rinj në Bashkinë e Tiranës.

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Floida u zgjodh si deputete në qarkun e Tiranës. Kryetarja e LRI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete, Floida Kërpaçi mban një angazhim intensiv në këto zgjedhje në Tiranë duke pasur si shqetësim kryesor të saj, përfaqësimin e të rinjve dhe të rejave në parlament. Po ashtu reagimet e Floidës lidhen mjaft me çështje të ndjeshme dhe delikate që kanë të bëjnë me përmasa kombëtare siç është ikja e shqiptarëve jashtë, e sidomos atyre që janë të arsimuar, duke iu referuar shifrave.

Kjo është në linjën e LSI ku prej kohësh është dhënë alarmi për shpopullimin e vendit, ku edhe Floida ka arsye të mbajë të gjallë këtë kauzë, kur thotë se “Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar. Shumë prej tyre të rinj nën 35 vjeç të cilët nuk kanë gjetur mundësi në Shqipëri. Ky është preokupimi im kryesor si një e re që ka qenë në parlament dhe që synon të jetë sërish përfaqësuesja juaj, ndaj mirëpres idetë dhe komentet tuaja si mund ta bëjmë më të mirë për ju vendin tonë”.

Politikanja e LSI, duket se në këtë linjë ka vazhduar edhe fushatën elektorale ku ka prezantuar tjetër çështje të diskutuar, e pothuaj të harruar, ku ka zbuluar programin dedikuar çifteve të reja që është “Nga Bebja në bebe”, të prezantuar prej saj. Për këtë Kërpaçi ka thënë: Çdo njeri kur flasim ka dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria dhe kjo është meritë e Rilindjes. Rilindja nuk ka bërë gjë tjetër për të rinjtë, por edhe për qytetarët, veçse iu ka dhënë atyre një biletë avioni për të ikur dhe për të emigruar. Në këtë situatë të trishtë dhe në këtë kambanë alarmi, Shqipëria do të vuajë mungesën e profesionistëve të rinj, të mjekëve, të infermierëve, të inxhinierëve, sepse të gjithë duan të ikin. Ne kemi një program dedikuar çifteve të reja që është programi “Nga bebja në bebe”. Një program ambicioz, një program investim afatgjatë. Është një program që kur një çift i ri të bëhen prindër me një fëmijë, të hapet një fond investimi rreth 1000 dollarë, i paprekshëm dhe është përllogaritur nga ekonomistët që në 25 vite, fëmija të ketë 25 mijë dollarë.Ky fond mund të bëhet i aksesueshëm, mund ta përdorësh në momentin që bëhesh me një bebe. Prindi mashkull ka 25 mijë dollarë, edhe partnerja ka 25 mijë dollarë, sepse të dy janë pjesë e investimit. Kur të dy të dy të bëhen me fëmijë, ata të dy kanë 50 mijë dollarë për të nisur jetën e tyre. Ky është një program që rrit qetësinë familjare, sepse garanci për të ardhmen e fëmijës. E dyta është një mundësi për të rinjtë dhe të rejat që të qëndrojnë në Shqipëri dhe të investojnë këtu karrierën dhe çdo gjë që ata kanë. Këtu është më mirë se sa të ikësh dhe të braktisësh vendin.”.

Politikat sociale në vend asnjëherë nuk kanë pasur fokos politik, sa artikulimi i Kërpaçit, duke dhënë vizionin e një afrie evropiane, që një vend si Shqipëria mban komplekse mendësie.