Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë ka paralajmëruar nga Tirana faktin që Schengen mund të mbyllet!
Po po ky vendim është marrë tashmë disa vite më parë, dhe prej 1 janarit 2025 shqiptarët nuk mund të udhëtojnë të lirë drejt vendeve shengen.
Qytetarët para se të nisen drejt vendeve të BE më parë duhet të aplikojnë në sistemin ETIAS ku duhet të japin të dhënat personale sipas kërkesave të formatit, dhe nëse e shikojnë të arsyeshme atëherë mund të vijë një përgjigje pozitive për të udhëtuar.
Praktikisht kjo në një farë mënyre është kthim i regjimit të vizave, por në një formë tjetër nga ajo e mëparshme ku shkoje në ambasadë apo konsullatë.
Dhe tallja vazhdon sot në Tiranë me konferenca, apo samite që flasin për arritjet e diplomacisë shqiptare nën udhëheqjen e partisë socialiste.
Këta më 2013 e morën Shqipërinë pa sanksione, pa asnjë pengesë udhëtimi në BE, gati për të hyrë në familjen Europiane, dhe sot pas 11 vite qeverisje e kthyen tek pika zero. Këtë e quajnë arritje. Propaganda vazhdon…


















