Klosi: Mbrojtja e fëmijëve, pjesë e Paktit të Miqënies Sociale
Klosi: Nëse fëmija merret në mbrojtje, e drejta e prinderimit do te pezullohet
Projektligji i MMSR, është pjesë e paketës së mirëqënies sociale që ministria ka ndërrmarrë për rritjen e standarteve të shërbimit për cdo kategori në nevojë.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, prezantoi përpara komisionit, projektligjin që është i pari që hartohet në vend, pas draftit deklarativ të 2010 që u hartua në atë kohë në kuadër të plotësimit të detyimeve tona kundrejt procesit integrues të Bashkimit Europian. Projektligji parashikon për herë të parë të drejtat e fëmijëve, mbrotjen e tyre dhe ngritjen e strukturave përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Fjala e ministrit Klosi
Të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, nuk janë bidesa që presin. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nuk mund të mos të jenë më pjesë e debatit public. Nuk është më e tolerueshme që për këto të drejtat të flasim vetëm kur ato shkelen, kur një fëmijë dhunohet apo ka një situatë të rëndë. Më shumë sesa kaq, prjektligjit ka në fokus të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithë fëmijëve, jo vetëm atyre që janë në situata vurnerabiliteti.
Prandaj, unë mendoj që ky ligj së bashku me ligjin “Për Përkujdesin Shoqëror” që kemi kaluar para pak në parlament, së bashku me ligjin “Për ndërmarrjet Sociale” dhe ligjin “Për Urdhrin e Psikologut”, “Urdhrin e Punonjësit Social”, së bashku me reformën që po bëhet për tregun e punës, ku gjithmonë e më shumë kërkohet që të japim më shumë akses grupeve vulnerable, përbën në fund të fundit një nga arritjet më të mëdha të Ministrisë së Mirëqenies Sociale duke plotësuar paketën e mirëqenies sociale.
Mendoj që ngritja e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në cdo bashki tashmë është bërë e detyrueshme, ngritja e njësive në çdo organ të pushtetit vendor, aty ku qytetarët jetojnë padyshim është bërë një situatë emergjence.
Për sa i përket këtij projektligji ka dy pjesë: 1) Te drejtat në përgjithësi të fëmijës, dhe 2) Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi apo neglizhimi nëpërmjet krijimit të një sistemi të integruar dhe efikas.
Ligji që po ju paraqisim ka disa qëllime kryesore : Në pjesën e parë, të përcaktojë të drejtat, aksesin në të drejta, mekanizmat konkrete dhe efektive që garantojnë realizimin e këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijët. Kur flasim për të drejtat nuk kemi parasysh vetëm fëmijët në situatë vulnerabël, por të gjithë fëmijët, për të njohur të drejtat dhe për të pasur mundësi që brezi i ri, gjeneratat e reja të njihen me këto të drejta dhe po ashtu ti kenë ato të mbrojtura. Në pjesën e dytë: ligji forcon të gjithë kuadrin ligjor për ngritjen e një sistemi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve vulnerabël, atyre të cilët vijnë nga grupime shoqërore që e kanë të vështirë kuptimin qartë të këtyre të drejtave, për ato fëmijë të cilët vinë në situatë rruge apo vijnë nga situatat e dhunës në familje apo vijnë nga fëmijë të cilët janë me problematika të caktuara. Ligji kërkon që këto të drejta të mbrohen dhe respektohen.
Pse duhet një ligj i ri? Ligji i ri vjen në vazhdimësi të punës së bërë me ligjin e vitit 2010. Në fakt ka kaluar pak vite për të kërkuar një ligj të ri. Por, ligji i 2010 e ka pasur shumë të vështirë përcaktimin e të drejtave të fëmijëve, ishte më shumë një ligj deklarativ. Nuk përcaktonte detyrimet konkrete, mekanizmat konkrete që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Implementimi i ligjit të 2010 ka shfaqur nje sërë problematikash dhe ka qënë një ligj, i cili ishte më shumë një detyrim që duhej përmbushur në atë kohë përballë partnerëve tanë ndërkombëtarë në kuadër të integrimit. Ishte shumë e vështirë me ligjin e 2010 të ngrije në terren strukturat përkatëse, të njihen këto të drejta dhe të ngriheshin mekanizma për të zbatuar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Qellimi i Projekt-ligjit
Projekt-ligji, sic e tregon edhe titulli, ka dy pjese kryesore:
1. Te drejtat ne pergjithesi te femijes, dhe
2. Mbrojtjen e femijeve nga dhuna, abuzimi, shfrytezimi apo neglizhimi nepermjet krijimi te nje sistemi te integruar dhe efikas.
Ai ka per qëllim:
• Në pjesen e parë, të përcaktojë të drejtat, aksesin në të drejta, mekanizmat konkrete dhe efektive që garantojnë realizimin me efektivitet të këtyre të drejtave si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijët. Ne ligj jepen detyra konkrete per strukturat e mbrojtjes se femijeve, strukturat sociale, por edhe per institucionet pergjegjese per ti bere me efektive dhe me te aksesueshme te drejtat e femijeve.
• Në pjesën e dytë: ligji forcon të gjithë kuadrin ligjor për ngritjen e një sistemi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve, mbi bazën e një bashkëpunimi të fortë ndërsektorial dhe forcimin e aftësisë reaguese të sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës.
• Ligji i ri e ngre këtë sistem në një tjetër nivel, pasi jo vetëm zgjeron konceptin e të drejtave dhe mbrojtjes së femijës, në menyrë që femija të jëtë i mbrojtur kudo, por jep garanci ligjore, proceduriale dhe institucionale, qe detyrimet qe vihen ne kete ligj te kryhen.
• Ligji vjen ne te njejten kohe me dy reforma te rendesishme sic eshte ajo eSherbimeve shoqerore dhe decentralizimit: dhe eshte hartuar në përputhje me detyrimet qe kane bashkite tashme, dhe ne perputhje me strukturat e reja per sherbimet shoqerore ne nivel vendor.
• Për te hartuar kete projekt-ligj jane marre ne konsiderate shume nga modelet e ligjeve europiane, duke kerkuar gjithnje pershtatjen me kontekstin kulturor dhe institucional vendas.





















