Demokracia normale ka edhe mekanizmat reagues ndaj shkeljeve e abuzimit me tё. Nga drejtёsia ligjore tek ajo zgjedhore qё bazohet tek ndёshkimi me votё dhe e drejta e referendumit. Por ndёrsa drejtёsia sikur po lёviz, vota ёshtё e kapur dhe kjo po provohet edhe me ndryshimet e fundit nё ligjin zgjedhor, sesa pёr referendumin, ai mbetet mollё e ndaluar.
Nuk pretendon kush qё demokracia tё jetё e pёrsosur, por ajo qё trishton sot ёshtё se ndaj tё keqes ku na ka zhytur politika kёto tre dekada – korrupsioni elitar e kapilar, loja me ligjet qё favorizon abuzimin, stresi e pasiguria qytetare etj, qytetari ndjehet gjithnjё e mё i pafuqishёm pёr t’iu kundёrvёnё asaj.
Demokracia normale ka edhe mekanizmat reagues ndaj shkeljeve e abuzimit me tё. Nga drejtёsia ligjore tek ajo zgjedhore qё bazohet tek ndёshkimi me votё dhe e drejta e referendumit. Por ndёrsa drejtёsia sikur po lёviz, vota ёshtё e kapur dhe kjo po provohet edhe me ndryshimet e fundit nё ligjin zgjedhor, sesa pёr referendumin, ai mbetet mollё e ndaluar. Kot rreket Rama e Veliaj me ndёrtimin e teatrit tё ri. Kanё godinёn e Parlamentit Shqiptar ku qeveri e opozitё luajnё pёrditё teatro e drama pafund nё kurriz tё qytetarit shqiptar.
Sot qytetari po has nё “mur” qё nuk i bihet me kokё. Politika e zullumit po forcon imunitetin e saj parlamentar ndaj qytetarit, drejtёsisё e botёs ndёrkohё qё vetё qytetari, i kapur nё qerfullin e mbijetesёs e halleve pafund, rrёmuja e qёllimshme ligjore e anarkia me pronёn etj, po humb shpresёn, po bёhet indiferent e po rri larg politikёs se ndonjёherё edhe i hap telashe vetes kur bie nё sy.
Shpresa qytetare nuk ёshtё njё fjalё boshe, por premisё jetike nё demokraci pёr tё shmangur sidomos emigrimin masiv qё pas hyrjes nё BE rrezikon tё jetё “biblik”. Atё e vret qeverisja e keqe, por ironikisht e vret mё shumё opozita e keqe qё presupozohet tё jetё simbol shprese e besimi tek e ardhmja. Sot qeverisjen e zullumeve Rama e mban nё pushtet opozita e Berishёs dhe pa ikur Berisha, nuk ikёn as Rama vetё.
Ndaj sfida demokratike nё vёnd qё mund tё fillojё tё ngjizё sadopak shpresё e besim tek qytetari ёshtё kush do tё bёjё protagonizmin opozitar ndaj Ramёs. Rama e ka mbushur kupёn dhe nё mos pёr bashkёpunim, ai duhet tё largohet pёr pazotёsinё pёr tё frenuar abuzimin nё qeveri. Sot ёshtё gjёja mё e lehtё tё bёrit opozitё ndaj Ramёs, por protagonizmin opozitar ndaj tij nuk duhet ta bёjё kurrsesi Berisha e Meta me zarat e tyre, ndryshe Rama do tё na mbetet gjatё nё derё.
Sot qytetari po has nё “mur” qё nuk i bihet me kokё. Politika e zullumit po forcon imunitetin e saj parlamentar ndaj qytetarit, drejtёsisё e botёs ndёrkohё qё vetё qytetari, i kapur nё qerfullin e mbijetesёs e halleve pafund, rrёmuja e qёllimshme ligjore e anarkia me pronёn etj, po humb shpresёn, po bёhet indiferent e po rri larg politikёs se ndonjёherё edhe i hap telashe vetes kur bie nё sy.
Fillon nga vota!
Njёlloj si Rama tek e “majta”, edhe Berisha ka zёnё tё “djathtёn” dhe sistemi zgjedhor u vjen nё ndihmё. Sot PS e PD janё bartёse tok tё problemit, vrasin tok shpresёn qytetare dhe janё bёrё gardh tok ndaj ndryshimit dhe shpresёs qё ai bart.
Qytetari ende mbetet besimpakёt se ia vlen tё dali nё shesh pёr votёn e lirё e ngritur zёrin pёr njё sistem tё ri zgjedhor. Qoftё ky STV irlandez apo MAZHORITAR votё pёr kokё me raund tё dytё qё shmang mё dyshje e merak (votimet nё Francё e humbja e Lё Pen).
Klasa politike nё pushtet nuk e bёn kёtё reform, sepse duan privilegjet dhe imunitetin politik. Nё kёto kushte ёshtё e domosdoshme votimi pёr partitё e reja brёnda sistemit aktual zgjedhor sepse, me shumё se puna e partive tё reja, ka rёndёsi rrotacioni, thyerja e akullit e prishja e statukuosё biznes – politikё tё tranzicionit si hapi parё pёr ngjalljen e besimit e shpresёs pёr mё tej.
Goditja e korrupsionit nga drejtёsia, vota e lirё dhe rrotacioni politik me njё opozitё tё re qё e ngre lart “stekёn” e demokracisё janё domosdoshmёri pёr mbrojtjen e demokracisё e interesin kombёtar. Ndaj kushdo qё e nёpёrkёmb votёn e lirё, nёpёrkёmb interesin kombёtar.
“Media” e qytetarit!
Ndonse sistemi ka kapur median gjёrёsisht, pёr fat, interneti mbetet pronё publike dhe media sociale duhet tё jetё shesh-beteja kryesore e alternativёs sё re nё opozitё. Partitё e protagonistёt e rinj politikё nё opozitё – Nisma Thurrje, Shqipёria bёhet, Bashkё etj, duhet tё marrin rolin e protagonistit nё opozitё dhe duhet tё shihen si opozita e vёrtetё.
Nё Mbretёrinё e Bashkuar, Partia e Reformave e Nigel Farage, ia doli tё jetё nё parlament ndonse e re. Ajo nuk premtoi fitoren por praninё nё parlament dhe protagonizmin opozitar si premisё pёr synime pёr qeverisje mё pas. Njёlloj edhe tek ne, sfida mbetet ngjizja e njё opozite tё re qё ngjall shpresё e besim dhe qё mё pas tё mund tё shndёrrohet edhe nё alternativё kryesore pёr pushtet.
Ndaj nuk duhet lejuar kurrsesi qё protagonizmin e kauzat e drejta tё betejёs politike ndaj qeverisjes sё pёrfolur tё Ramёs t’i artikulojё njё parti, takёm e drejtues i konsumuar si Berisha qё ka qёnё dhe mbetet problemi nё kёtё vёnd. Shpresa nuk vjen nga ai qё e ka vrarё dikur atё.
Partitё e reja, pёrpara se tё fitojnё pushtetin duhet tё fitojnё opozitёn duke marrё protagonizmin pёrballё Ramёs nё opinion e parlament. Ato duhet tё dominojnё sheshin fizik dhe “sheshin” digjital, pёrditё, sepse edhe shpresa nuk vjen me njё ditё.
Rama me zullumet e sotme nё qeverisje dhe Berisha me bёmat e djeshme tё tij, po ua bёjnё tё lehtё kёtё mision. Nga opozita e re lypet vetёm tё mos ia lёrё mё Berishёs protagonizmin kundёr Ramёs. Duhet ngulur e valvitur pёrditё flamuri i shpresёs nё shesh e internet qё qytetari t’a shohё e tё mendojё pёr tё.
Vetёm kur qytetari sheh e shikon njё zё ndryshe nё shesh e nё internet, ku nё shesh nuk i fton dikush majё tribune por njё si vetja qё heq si ai, vetёm atёhere ngjit edhe thirrja “Duku!” ndaj tij. Politika e ka bёrё dyshues qytetarin, por koha davarit gjёrat dhe pas tre dekadash, qytetari nuk ka mё ҫ’humbet. Deri mё tani ka dalё nё shesh pёr tё tjerё. Tё dalё edhe njёherё pёr veten!























