Megaoperacioni “Tempulli 3”, Gjykata e Tiranës lë në burg 17 të arrestuarit

120
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit gjatë megaoperacionit ‘Tempulli 3’ në Tiranë. Mësohet se nga 19 personat e arrestuar 2 ditë më parë, vetëm 17 janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg.

Kevi Hida
Durim Kurti
Orterio Vila
Hamza Firi
Florjan Gjuta
Vasjan Xhaferllari
Armando Xheladini
Osman Idrizi
Ledio Koçi
Mariglen Kushe
Kevin Hoxha
Rezart Maqellara
Matias Selmani
Ramazan Shima
Denis Guci
Rudina Dajlani (Sopoti)
Elvira Bushaj

Nga megaoperacioni ‘Tempulli 3’ gjithsej janë dhënë 24 urdhër arreste, nga të cilat janë zbatuar 19, ndërsa 5 persona janë shpallur në kërkim. Nga aksioni në Tiranë janë sekuestruar 1.2 kilogramë kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis, 12 celularë, 5 automjete si dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera.